Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Ka filluar turneu ITF World Tennis Tour ‘Magic Hotel Tours’ W25 Monastir, i cili po zhvillohet 10-16 Janar 2022 në Monastir të Tunizisë.
Tenistja kosovare, Arlinda Rushiti pas një performance të shkëlqyer ka mposhtur tenisten Top 300 në ranglistën botërore WTA, rusen, Ekatarina Kazionova me rezultat 5-7 6-2 6-3.
Rushiti e cila për momentin renditet e 535-ta në ranglistën botërore WTA, është në formë të jashtëzakonshme.
Kujtojmë se Rushiti javën që lam pas shënoi një sukses historik duke arritur në finale të ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ W25 Monastir.
I urojmë shumë fat dhe suksese në xhirot e radhës!