Amerikani David Haggerty zgjidhet President i ITF edhe për një mandat tjetër.

  • Sht 27, 2019

27 Shtator 2019

Amerikani David Haggerty zgjidhet President i ITF edhe për një mandat tjetër.

Sot në Kuvendin Vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit që po mbahet në Lisbonë, Portugali u votua për president dhe anëtarë të bordit, ku presidenti aktual z. David Haggerty fitoi bindshëm me 259 vota ose 60.5%.

Në kuvend u zgjodhën edhe 14 anëtarë të bordit, me mandat 2019-2023.

Share this post