AJA BROQI DHE MELDIN MUSTAFI KAMPIONË TË KOSOVËS PËR VITIN 2021 NË KATEGORINË ADULTS

  • Nën 15, 2021

Gjatë datave 10-14 Nëntor 2021 është mbajtur turneu i fundit përmbyllës për këtë vit nga Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me sponzorin e artë të FTK-së, Bankën për Biznes, ‘Masters 2021, by BPB’ për kategorinë Adults në të cilin u përballën tenistët më të mirë të kësaj kategorie për vajza dhe djem.

Te vajzat kampione doli Aja Broqi, gjersa në vendin e dytë u rendit Blearta Ukëhaxhaj, ndërsa në vendin e tretë e të katërt dolën Forta Morina dhe Marija Dukiç. Ndërsa te djemt kampion u shpall Meldin Mustafi, i cili pas një meçi mjaftë interesantë në finale mposhti Fresk Sylhasin, përderisa në vend të tretë dhe të katërt u renditen Granit Bajraliu dhe Diell Mehmedi.

Urime të gjithë garuesve për paraqitjen e tyre në gara gjatë këtij viti, duke ju uruar edhe më shumë suksese në vitin e ardhshëm!

Share this post