13 Gusht 2020
Përfunduan edhe garat e vajzave të grupmoshës U12
Sot në fushat e tenisit të K.T. Rilindja janë zhvilluar garat e vajzave U12, me ç ‘rast në finale arritën tensitet Altea Hajrizi nga K.T. Trepça dhe Meldina Mislimi nga K.T. Kalaja. Tenistja Altea pas një loje shumë të mirë arriti të mposhtë kundërshtaren e saj Meldina Mislimi në finale me rezultat 7:5 6:2.
Përveç garave U12 u mbajtën edhe xhirot e para të kategorisë Adult (M), ku u ndeshën:
-Granit Bajraliu kd Durim Morina 6:0 6:1-Fresk Sylhasi kd Arian Ibrahimi 6:2 RET – Meldin Mustafi kd Art Baruti 6:4 6:3-Melos Nallbani kd Besart Halimi 6:2 7:6 (4)
Nesër në gjysmëfinale do të ndeshën:
– Granit Bajraliu kd Fresk Sylhasi- Meldin Mislimi kd Melos Nallbani
Tutje po vazhdojnë edhe garat e kategorisë +35.
Rezultatet e plota i gjeni në linkun më poshtë:
https://courthive.com/live/FTK