85 fëmijë në turneun e tenisit në Pejë

  • Qer 20, 2012

Në organizim të klubit të tenisit Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës u mbajt turneu i tenisit për moshat më të reja U-8, U-10 dhe U-12 në të dyja konkurrencat. 85 fëmijë morren pjesë nga 7 klube të tenisit nga mbarë Kosova. Masiviteti i këtij turneu dhe lojrat e treguara në turne edhe njëherë dhëshmuan se tenisi kosovar është duke ecur përpara në drejtim të avancimit të këtij sporti në Kosovë. Federata e Tenisit të Kosovës vazhdon të jetë shembull në rajon për organizimin e turneve të kategorive të reja. Pavarësisht kësaj kjo ende nuk mjafton që FTK të antarësohet në Tennis Europe dhe ITF për shkak të ndikimeve politike. Ky turne u zhvillua sipas programit për zhvillim të tenisit për moshat të reja të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Ky program bazohet në tenisin e kuq, portokalltë dhe të gjelbërt që ka të bëjë me madhësinë e terenit të tenisit, topat e tenisit më të butë dhe reketat e tenisit më të vegjël për kategoritë U-8, U-10 dhe U-12. Fituesit sipas kategorive: U-8 Vajzat 1. Martina Djekic (Gracanica) 2. Emilija Zivic (Gracanica) U-8 Djelmoshat 1. Fresk Sylhasi (Prishtina) 2. Redon Krasniqi (Prishtina) U-10 Vajzat 1. Viola Peja (Sporek-Gjakovë) 2. Vlera Kolica (Peja) U-10 Djelmoshat 1. Leart Beqiri (Peja) 2. Nikola Rasic (Gracanica) U-12 Vajzat 1. Besiana Galani (Peja) 2. Elisa Gecaj (Peja) U-12 Djelmoshat 1. Aleksa Dimitrijevic (Gracanica) 2. Nol Kolica (Peja). Turneun e shpalli të hapur zyrtari për Sport në Kuvendin Komunal të Pejës, Valdet Shoshi e gjatë ditës turneun e vizitoi edhe drejtoresha për sport në Kuvendin Komunal Shpresa Gjonbalaj. Organizatori ndau medalje dhe mirënjohje për më të mirët.

Share this post