Categories
Lajmet

[:sq]FTK mori pjese ne takimin online organizuar nga KOK[:]

[:sq]

30 Prill 2020

Kryetari Rexhepi dhe Sekratarja Ibishi murren sot ne takimin online te organizuar nga KOK me drejtuesit e federata sportive.

Takimi kishte per qellim te prezantohei gjendja aktuale e federatave sportive ne kete situate te pandemise, dhe kushtet e mundshme per te mbajtur ne ritem aktivitetet sportive.


Ne takim u diskutua po ashtu për fillimin e lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës, ku disa sporte si: Tenisi, pingpongu, beach volley, automobilizmi, badmintoni, bjeshkataria alpiniste, boulingu e minigolfi, u shprehën të gatshme, se bazuar në lehtësimin e masave, mund të fillojnë aktivitetet e tyre prej 4 majit, kurse sportet tjera si basketbolli, volejbolli, peshëngritja, boksi, etj, mund të fillojnë me aktivitete pas fazës së dytë ose të tretë të lehtësimit të masave.

Takimi i ardhshëm online organizuar nga KOK pritet të mbahet pas dy javësh.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Tennis Europe ka botuar raportin “Kthimi ne Tenis”[:]

[:sq]

29 Prill 2020


Tennis Europe ka botuar raportin “Kthimi ne Tenis” ne te cilen jane dhene detajet e reja per rikthimin ne lojen e tenisit pas pandemise “Covid 19”.
Ne raport jane dhene detajet dhe rekomandimet se cilat vende so te kene mundesi te i rikthehen lojes.


Loja ehte aktualisht e mundur ne 14 kombe evropiane, nen disa kufizime (BLR, CZE, DEN, EST, FIN, HUN, ISR, LAT, LTU, NED, NOR, SLO, SVK, SWE), nderkohe qe ne Kosove aktivitetet sportive mbesin ende te mbyllura deri ne njoftimin e ardhshem nga Qeveria.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]FTK organizon sfidën “Play&Stay Home”[:]

[:sq]

27 Prill 2020

FTK organizon sfidën “Play&Stay Home”

Federata e Tenisit e Kosovës për të bërë më të lehtë qëndrimin në shtëpi gjatë kësaj kohe të pandemisë ju fton të bëheni pjesë sfidës “Play&Stay Home”” e cila do të shpërblejë videot më të mira.

Gara është e hapur për të gjithë teniserët dhe e ndarë në dy kategori:

1.ROG dhe 2.Të Tjerët

Rregullat për të konkurruar për shpërblim për ROG:

Gara për grupmoshat ROG parasheh realizimin e 3 ushtrimeve te poshtëshenuara, duke u bazuar ne videot shembuj të realizuara nga Vesa(shih videot nr.1,2 dhe 3).Gara duhet të realizohet me topa sipas moshës përkatëse.

1. Ushtrim Kondicion (Kalimi i tri shisheve me një kembë i realizuar katër herë);

2. Ushtrim me Reket (Gjuatja e topit me të dy anët e reketit/60sek.);

3. Ushtrim free style (Ushtrimi duhet të fillojë me gjuajtjen e topit me reket dhe të përfundojë në kosh).

Rregullat për të konkurruar për shpërblim për të tjerët:

Gara për të rriturit parasheh realizimin e 4 ushtrimeve të poshtëshënuara, duhe u bazuar në videot shembuj të realizuara nga Vesa(shih videot nr.4,5,6 dhe7).Gara duhet te realizohet me topa profesional.

1. Ushtrim Kondicion (Lëvizja në shpinë,kalimi përfundi shkopit, bërja e 15 barkoreve dhe kthimi në pozitën fillestare)

2. Ushtrim me Reket (Federer Challenge/60sek.)

3. Ushtrim me Reket (Gjuatja e topit anash me kokë të reketit duke e rrotulluar, deri në momentin që topi bie në tokë).

4. Ushtrim free style (Realizimi i imazheve interesante me top,reket,dorë,këmbë etj)

Kushtet e përgjithshme:

-Afati për pergatitje mbetët i hapur 7 ditë nga data 27.04.2020 deri 03.05.2020.

-Videot duhet të publikohen në profilet tuaja në Facebook ose Instagram në “public”, nga data 04-06 maj, duke përdorur hashtagun #FTKChallenge, ndërsa linku i videove të publikuara duhet derguar edhe zyrtarisht në e-mail adresen federation@tenniskosova.com, tour@tenniskosova.com.

-Videot me te mira do të përzgjedhen nga Komisioni vlerësues dhe do të shpërblehen si në vijim:

?Për secilën video të përzgjedhur të kategorisë ROG vendi i parë shpërblehët me një REKET ?.

?Për secilën video të perzgjedhur të moshes së rritur vendi i parë shpërblehet me vlerë monetare nga 100 EUR.

Bëhu pjesë e sfidës ???.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Sot u mbajt dita e parë e Kursit Administrativ me Klube[:]

[:sq]

17 Prill 2020


Sot u mbajt dita e pare e kursit administrativ me klubet e tenisit qe o organizua nga Federata e Tenisit e Kosoves.


Kursi u zhvillua online permes platformes Skype ku u trajtuan tema te rendesishme rreth planifikimit stategjik te klubeve, menaxhimit te mire financiar, menaxhimit te marketingut etj.


Ne kurs sot murren pjese 16 perfaqesues te klubeve, te cilet paten rastin po ashtu te hapin diskutime rreth temave te prezantuara.
Neser do te vazhdoje edhe dita e dyte e kursit.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]FTK organizon me 17 Prill Kursin Administrativ me klubet e tenisit[:]

[:sq]

15 Prill 2020


Federata e Tenisit e Kosovës këtë të premte më 17 Prill do të mbaje kurs administrativ me përfaqësues të klubeve të tenisit të Kosovës.


Bazuar në situatën aktuale me të cilat po përballën të gjitha institucionet, kursi do të zhvillohet online përmes platëformës ZOOM, ku do të gërshetohen tema të rëndësishme të cilat janë shumë të nevojshme për nxitjen dhe zhvillimin e administrimit tnë klubeve.


Të tilla si roli i planit strategjik të klubeve, roli i marketingut dhe sponzorimit, menaxhimi dhe raportimet financiare si dhe tema tjera do të prezantohen të premten në kursin e organizuar.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Aktivitetet e tenisit nuk kanë të ndalur[:]

[:sq]

Aktivitetet e tenisit nuk kanë të ndalur.

Sportistët, trajnerët po shfrytëzojnë në maksimal kohën e karantinës duke u përqendruar në aktivite online të cilat po i mbajnë ata të angazhuar.

Duke shfrytëzuar platformat me video online gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa takime me trajner, dhe është zhvilluar programi për orë kondicionalë nga trajneri Fatos Bejta i cili është duke mbajtur ushtrime fizike me të gjitha grupmoshat.

Federata së fundmi ka mbajtur edhe mbledhjen e dytë të bordit online, ndërsa të premten më 17 prill do të mbahet edhe një kurs administrativ për klubet aktive të tenisit.

Shumë tenist po shfrytëzojnë edhe hapësirat e tyre në shtëpi për të mbajtur ritmin dhe në kushte të tilla nuk po i ndalin angazhimet.

#stayathome #savelife #dosport #tennislife #tennisathome #tenniseurope

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]FTK ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me MKRS[:]

[:sq]

10 Prill 2020


Federata e Tenisit e Kosovës ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimin me MKRS.


Memorandumi në emër të MKRS u nënshkruan më 07 Prill nga Ministrja znj. Vlora Dumoshi dhe Kryetari Rexhepi.


Njëheri kujtojmë që Federata e Tenisit u kategorizua në kategorinë B këtë vit me 50 pikë.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]”Little Players” dhe “Cherry Sport” organizojnë aktivitetin “Unë vizatoj, unë bëj, unë shkruaj”[:]

[:sq]

03 Prill 2020


Redaksia e faqes në internet “Little Players” dhe “Cherry Sport” janë duke organizuar një konkurs motivues të quajtur “ Unë vizatoj, unë bëj, unë shkruaj (përderisa nuk jam duke luajtur), duke ftuar të gjithë tenistët të bëjnë përzgjedhjen e tyre më të mirë dhe dërgojnë historinë e tenisit gjatë kësaj kohe të izolimit.


Ju mund të tregoni historinë për sportin në përgjithësi, për ju në gjithçka, për koronavirusin, për rrethanat e çuditshme dhe të pazakonta që prekin të gjithë ne, për mendimet tuaja, ndjenjat, ëndrrat … Ju mund të ndani me ne përfundimet tuaja të mençura, ju mund të na dërgoni krijimet tuaja, muzikën tuaj ose produkte të ndonjë aftësie tjetër që mund të keni.


Tregimet mund të jenë qesharake, apo edhe të trishtueshme, ato mund të shpiken, ose të vërteta. Lëreni imagjinatën tuaj të fluturojë.


Forma nuk përcaktohet në mënyrë rigoroze – ju mund te dërgoni gjithçka që keni shkruar, një histori të shkurtër, një anekdotë ose një vizatim, disa vepra krijuese, një foto-histori, një regjistrim të shkurtër video, me komente (të paktën disa fjali ne gjuhen angleze dhe mund ti dergoni ne redakcija@maliigraci.rs.


Konkursi mbetet i hapur deri sa zgjate izolimi.


Per me shume detaje klikoni ne linkun me poshte:


https://www.cherrysport.net/news/motivational-open-competition-with-awards-i-draw-i-make-i-write-while-not-playing?fbclid=IwAR3k9XBhaTrAfjLB37o__gSf7XvxX2cLoXaNGAN649WFKq6n8KCoeOhj6Ps

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Pezullohen të gjitha aktivitetet e tensisit si pasojë e COVID 19[:]

[:sq]

Federata e Tenisit e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet e saja sportive në harmoni me Vendimin e Qeverisë Nr.01/07 te datës 11/03/2020 me qëllim të parandalimit e përhapjes të virusit Corona “COVID 19”.

Pikët e rankingut do të ngrihen dhe mbesin të njëjtat e javës 11-2020 deri në garat e ardhshme.

Ky pezullim vlen deri në njoftimin e ardhshëm në ndërkohë që FTK ka kërkuar nga sportistët të i shmangen sa më shumë kontaktit me sportistë tjerë dhe lojëve në grupe ndërsa ftoj të mos i ndalin ushtrimet e tyre kondicionalë dhe fizike në rast se munden të i zhvillojnë ato në shtëpi.

[:]