28 Tetor 2019

Master 2019 për grupmoshën U12 vazhdojnë këtë fund javë më 01-03 nëntor.

Gara do të zhvillohen në Prizren, për kategorinë vajza dhe djem.

Përmes linkut më poshtë mund të qaseni direkt edhe në rregulloren për turnetë Master:

https://tenniskosova.com/imag…/uploads/Rregullore_Masters.pdf

Ranking për të gjitha grupmoshat java 43-2019Download

27 Tetor 2019

Ne turneun përmbyllës te fund vitit per moshën U14, sot ne fushat e klubit te tenisit Rilindja ne Prishtine u mbajtën dy ndeshjet qe do ta përcaktonin edhe Kampionin e Kosovës per vitin 2019.

Te dy perballjet ishin me shume kthime te rezultateve mirëpo tek femrat megjithate ne fund Aja Broqi nga Peja ishte me e sakte ne momentet kyqe te lojës dhe arriti te fitoi me rezultatin 6:2 6:3 kundeshtaren e saj Forta Morina nga Prishtina.

Nderkaq tek meshkujt Drinor Shamolli pati 3 meçë pointa te cilat nuk arriti ti konkretizoi dhe Jon Jakupi shfrytëzoi rastin te rikthehet dhe shënoi fitore me rezultatin 2:1 me sete.

Ne javën e ardhshme me 01-03 nentor do te vazhdojnë garat Masters per grupmoshen U12.

26 Tetor 2019

Mini-tennis Championships, by BKT u zhvillua sot në fushat e tenisit të K.T. Prishtina.

Një ditë e jashtëzakonshme, me pasionat të tenisit të grup moshave të ndryshme duke filluar nga mosha 5 vjeçare e deri në +35 kaluan një dite të paharruar dhe të veçantë sot duke garuar mes veti dhe shijuar lojën e tenisit.

Rreth 50 pjesëmarrës sot garuan për titullin Kampion i Kosovës për Mini-tennis, by BKT, ndërsa titullin e fitoi tenisti ynë i kategorisë Adult Granit Bajraliu i cili arriti në finale duke mposhtur kështu kundërshtarin Festim Ibrahimi.

Ndryshe nga garat zyrtare ky aktivitet kishte fokusin të krijojë një ambient relaksues, dhe festiv, me pjesëmarrje të pakufizuar dhe moshë të pakufizuar për gjithë dashamirët e tenisi.

Aktiviteti u mbështet nga @BKT Kosova sponsor kryesor i eventit të cilën e falënderojmë përzemërsisht për besimin dhe bashkëpunimin.

Një falënderim të veçante për supervajzerin Gezim Mehmedi, ndihës trajnerët, gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetaret që ndihmuan organizmin e ngjarjës.



25 Tetor 2019

Mini-Tennis Championships, By BKT Kosova, nis nesër.

Nesër më 26 Tetor do të nisin garat e “Kampionatit Shetëror për Mini-tennis, By BKT, për të vazhduar edhe të Dielen më 27 Tetor.

Të gjithë pjesëmarrësit do të takohen në fushat e tenisit të K.T. Prishtina në orën 9:00, ku edhe do të fillojnë garat.

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në përmbylljën e afatit për paraqitje. Afati i fundit është sot, ora 17:00, andaj nxitoni:

Mënyra dhe kushtet e paraqitjes:
Email: tour@tenniskosova.com
Cc: federation@tenniskosova.com

Supervajzer i turneut do të jetë Gëzim Mehmedi, ndërsa lus të gjithë pjesëmarrësit të kenë me vete reketat e tyre te tenisit.

Ky organizim po mundësohet me ndihmen e BKT Kosova, sponzor kryesor i eventit.

23 Tetor 2019

Rregullat e lojës për Mini-tennis, by BKT Kosova, mund ti gjeni përmes linkunt më poshtë:

https://tenniskosova.com/i…/uploads/Rregullore_Minitennis.pdf

22 Tetor 2019

Vetem edhe 4 dite deri ne “Kampionatin Shteteror ne Mini-tennis, by BKT Kosova”.

Turneu nis te shtunen me 26 Tetor, ne fushat e tenisit te K.T. Prishtina me numer te pakufizuar pjesemarres te te gjitha grupmoshave.

Falenderojme perzemerisht sponzorin BKT Kosova, per perkrahjen e ketij aktiviteti.

EJA edhe ti!

Afati i fundit per paraqitje 24.10.2019 (e Ejte), ora 18:00.
Email: tour@tenniskosova.com
cc: federation@tenniskosova.com

#BKTKOSOVA #BKT #FTK #Minitennis #KTPrishtinacourts #Allages #tennisgame #tennisday #fun #Kosovatennis

21 Tetor 2019

MINI-TENIS By BKT organizohet në Prishtinë.

Më 26-27 në fushat e tenisit te K.T. Prishtina- Bregu i Diellit, do të organizohet “Kampionati Shtetërori në Mini-tenis by BKT Kosova ”, nën Federatën e Tenisit e Kosovës.

Mini-tenisi do të jetë i hapur për të gjitha grupmoshat e dy gjinive, me numër të pakufizuar të pjesëmarrësve të anëtarësuar në FTK.

Faza e parë është Round Robin, 4 deri në 6 pjesëmarrës në grup ,varësisht numrit të pjesëmarrësve. Loja do të luhet me “Top të kuq” dhe fushë dhe rrjetë të dimensioneve të mini-tennis.

Sponsor kryesor i aktivitetit do të jetë BKT Kosova, të cilën e falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Mënyra dhe kushtet e paraqitjes:
Email: tour@tenniskosova.com
Cc: federation@tenniskosova.com
Afati i paraqitjes: 24.10.2019, ora: 18:00

Pjesëmarrja: FALAS për grup moshat nën 12 vjeç
5€ për kategoritë tjera.

#Minitennis #Fun #Game #FTK #BKT #TennisDay #October

Ranking për të gjitha grupmoshat java 42-2019Download