15 Qershor 2019

Perfundoi dita e pare e turneut Rilindja Juniors per kategorine U16, organizuar nga K.T. Rilindja.

Neser ne finalen e vajzave ndeshen Dea Kuqi kd Rita Miftari, ndersa tek djemt do te zhvillohen garat gjysme finale ne mes te Drinor Shamolli kd Ylli Berisha dhe Fresk Sylhasi kd Diell Mehmedi.

11 Qershor 2019

K.T. Rilindja kete fundjave do te organizojë 2 turne për grupmoshat U16 dhe +35.

Turnet fillojnë ditën e premtë më 14 deri të dielen më 16 qershor.

Paraqitja bëhet përmes
Emaili – arian.-@hotmail.com

Afati i fundit për paraqitje e Enjte: 13.06.2019 ora 18:00
Shorti dhe orari publikohen: 13.06.2019 ora 20:00

Ju lutemi që të paraqiteni me kohe.

11 Qershor 2019

Kete fundjave me 15-16 qershor K.T. HotShot organizon turneun e pare per kete vit per kategorine ROG, ne fushat e tenisit ne Brestovik-Peje .

INFO MBI TURNEUN
Grupmoshat:

U08 15.06.2019 Red
U09 15.06.2019 Orange
U10 16.06.2019 Green

Kotizimi: €5.00

Vërejtje: Regjistrimi në FTK për tenistë për vitin 2019 në shumë €5.00 duhet paguar tek mbikëqyrësi, ose në llogarinë bankare të Federatës 1701-0010-1076-1651 (sjellni dëshminë) para zhvillimit të ndjeshjes.

Organizimi

Drejtori i turneut: Art BARUTI

Mënyra dhe kushtet e paraqitjes
Afati: 14.05.2019 ora 17:00
Email: federation@tenniskosova.com
CC: artbaruti@outlook.com
Email attachment: Certifikaten e Lindjes (vetëm herën e parë)

09 Qershor 2019

Ka perfunduar turneu “Sporek Juniors 2019” per kategorine U14, qe u organizu nga K.T. Sporek.

Sot ne diten e dyte te turneut u zhvilluan ndeshjet e finales vajza dhe djem.

Ne kategorine djem vendin e pare e zuri Drinor Shamolli pasi mposhti kundershtarin e tij Leonit Nushin ne finale, ndersa tek vajzat vendin e pare e zuri Aja Broqi e cila ne finale u ballafaqua me Forta Morina.

05 qershor 2019

Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Mjedisit, me ç’rast Komiteti Olimpik i Kosovës organizojë aktivitetin për sensibilizimi dhe fuqizimin e rolit të femrës në sport, për çka në Sheshin Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u mblodhën kampione të shumta të sporteve ekipore dhe individuale, figura të larta të shtetit, deputete, figura të shquara të sportit, kulturës, etj.

Falenderojmë ish Presidentën e Republikës së Kosovës znj. Ahtifete Jahjaga e cila ndau pak kohë dhe bashkë me tenistet tona Blearta Ukehaxhaj dhe Dea Kuqi u argëtuan me lojën e tenisit.

03 qershor 2019

“Prizren Open” 2019

Klubi i tenisit “Prizreni” në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prizrenit do të e organizojë turneun e tenisit “Prizren Open” 2019 do të mbahet në terenet e tenisit në Prizren duke filluar ditën e shtunë më 8 qershor dhe do të mbyllet me finalën e madhe, të mërkurën me 12 qershor, ditën e çlirimit të qytetit të Prizrenit. Në turne do të marrin pjesë tenisitët më të mirë të Kosovës.

Ky turne do të jetë një përgaditje e mirë për tenistët e përfaqësues së Kosovës të cilët në mesin e muajit korrik do të marrin pjesë në Davis Cup apo si njihet ndryshe Kampionati Botëror në Tenis që do të mbahet në San Marino.

Paraqitja e lojtarëve për turne bëhet deri të enjtën më 06.06.2019 në ora 17:00.

Shorti hedhet të premten më 07.06.2019 në orën 18:00.

Paraqitja bëhet përmes e-mailit tek argjend_lecaj@live.com

01 qershor 2019

Ka perfunduar turneu “Sporek Juniors 2019” per kategorine U12, i cili u organizua nga K.T. Sporek.

Sot ne finalen e vajzave u ndeshen Altea Hajrizi dhe Meldina Mislimi, ku pas nje loje te forte Altea mposhti Meldinen me rezultat 6:4 6:3.

Tek djemet vendin e pare e zuri Semi Kito i cili mposhti kundershtarin e tij Dasar Ymeri.

01 qershor 2019

Sot përfundoi dita e parë e turneut të parë për moshatarët deri në moshën 10 vjeqare ku të gjithë lojtarët zhvilluan lojë te mira dhe patën rastin që secili të luaj me secilin.

Në Finalen Red te meshkujt u takuan lojtarët e Klubit „Rilindja“ Gegë Grajqevci kundër Shend Hoxha ku triumfues doli Shend Hoxha.

Kurse tek vajzat u takuan Hana Veseli kundër Morea Dreshaj ku triumfuese doli Morea Dreshaj.

Në finalen e garave të djemëve orange vendin e parë e zuri Erion Prizreni, ndërsa tek vajzat Mei Hasanaj.

Ndersa neser do të zhvillohen garat me kategorinë e Gjelbërt (Green) ne ora 10:00.