24 shkurt 2019

Jeton Hajdari fitoi turneun e pare te vitit 2019 Arena Open Veteran’s (+35).

Ai u shpalle sot kampion pasi ne finale kundershtati i tij Arzen Rifati dorezoi lojen per shkak te nje lendimi.

Shume urime per Jetonin!

Profesoresha e Masterit Ekzekutiv të Menaxhimit të Organizatave Sportive (MEMOS), Tracy Taylor nga Australia, ka ligjëruar në Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 1), i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë dhe po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Këtë fundjavë u mbajtë moduli 6 i këtij kursi, që ka nisur në maj të vitit të kaluar, derisa ASMC 1 numëron 9 module. Në kurs po marrin pjesë presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të federatave sportive në Kosovë, ndër ta edhe Sekretarja e FTK-së Fjolla Ibishi.

Taylor në këtë modul ka ligjëruar për menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Organizatat Sportive, duke sjell përvojën e saj shumëvjeçare në Kosovë.

13 shkurt 2019

Klubi i Tenisit Arena ne bashkpunim me Federaten e Tenisit te Kosoves organizon turneun e pare per kete vit per kategorine Senior +35 vjeç (Mix) .

Turneu do te mbahet ne ambiente te mbyllura ne fushen e K.T. Arena ne Llapna Sell me datat 23-24 shkurt 2019.

Te drejte pjesmarrje kane te gjithe lojtarët +35 .

Ju lutemi te paraqiteni me kohe ne emailat e shenuar me poshte dhe te bashkangjitni nje foto ID .

Informata nga turneu :

Data:23-24 shkurt 2019
Klubi : K.T. Arena
Garat: Singles +35
(Sipas interesimit dhe doubles )
Shorti: Automatikisht ne Courthive
Main draw 32
Formati: Dy Seta te fituar – Seti 3 STB
Chair empire : Vetem ne gjysemfinale dhe ne finale
Kotizimi ne turne: 20 euro

Verejtje : Regjistrimi ne FTK per tenistë per vitin 2019 ne shume prej 5 eurove te paguhet para fillimit te turneut tek: a) Organizatori; ose b) permes ebanking ne llogarine e Federates 1701-0010-1076-1651 (sillni fotodeshmi).

Topat : Head
Fusha : Hard Court
Klubi ofron uje dhe fruta per pjesmarrësit.

Mënyra dhe kushtet e paraqitjes :
Email : federation@tenniskosova.com
Cc: festi.sds@hotmail.com
Email attachment : Foto ID (vetem per here te pare )
Afati i paraqitjes : Deri ne 21.02.2019
Shorti dhe orari i lojeve : 22.02.2019
Organizator :Festim Ibrahimi +38344205236

Mos hezitoni te kontaktoni per ndonje paqartesi ose informate shtese.

Ka filluar workshopi i tenisit me temën “ Organizimi i mirë i turneve”, me ligjëruesin z. Genc Loxha.

Në workshop po marrin pjesë përfaqësues të klubeve, refer dhe prinder.

Workshopi synon të shpalos brengat , mundësitë dhe idetë e pjesëmarrësve për organizimin e një turneu në mënyrën më të mirë.

Në fund do të prezantohen rekomandimet dhe konkluzionet e dala nga workoshopi.