[:sq]Sot fëmijët e kopshtit Yllka- cikli i ulet të klasave të para dhe të treta patën rastin të njoftohen me sportin e tenisit dhe të përjetojnë edhe vet lojën përmes iniciativës së Klubit Kalaja.
Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe me klasat e dyta dhe të katërta të kopshtit Yllka, dhe fëmijet do të kenë mundësinë të kënaqën me lojën e tenisit në bashkëpunim me Klubin Kalaja
[:sq]Me 21 e 22 prill 2018, në kuadër të garave zyrtare të FTK-së, u mbajt turneu i parë i vitit për veteranë në tenis “Tenis Arena 2018”. Fitues doli Përparim Veliu nga Ferizaj, i cili para dhjetëra spektatorësh dhe pas një ndeshjeje tejet sfiduese, mposhti në finale Vërshim Hatipin 6:4 6:3.
Në gjysëmfinale Përparim Veliu kishte mposhtur “Veteranin e Vitit 2017” – dhe njëherësh favoritin e turneut – Mejdi Rexhepin 6:3 2:6 10:6; ndërkaq Vërshim Hatipi e mposhti Philip Melish-in nga Mbretëria e Bashkuar 6:1 7:6(1).
Në turne ishin gjithsej 19 pjesëmarrës të grupmoshave 35+ me lojtarët fillimisht të ndarë në 4 grupe ku u luajt sipas sistemit Round Robin (secili me secilin). Dy të parët nga secili grup më pas vazhduan në çerekfinale në fazën e eliminimit.
Turneu u organizua nga Klubi i Tenisit “Tenis Arena” në Llapnasellë, me ndeshjet e luajtura tek fushat e Tenis Arena dhe të Hotel Emerald.
[:sq]Kosova sot humbi kundër Islandes ku luajtën për vendin e 7-të. Nga shtetet që luajtën në Tunis, ishin vendaset që avancuan në Grupin II për Evrope/ Afrikë.
[:sq]Tenistet e Kosovës u mposhtën kundër Algjerisë.
Për shkak të lëndimit, Liridona Muratit iu desht ta dorëzonte meçin kundër Yassemine Boudjadi ende pa u përfunduar seti i parë.
Në meçin e dytë Arlinda Rushiti dominoi plotësisht kundër Amira Benaissa-s. Kjo e fundit u tërhoq në setin e dytë deri sa Arlinda jonë ishte në avantazh prej 6:3 dhe 4:0.
Gjithçka sërish duhej të vendosej nga meçi në çifte, ku Arlinda u shoqërua nga 15-vjeçarja Blearta Ukëhaxhaj. Pas një beteje me përplot emocione, tenistet e Kosovës nuk ia dolën të fitojnë kundrejt vashave të një shteti me historik shumë më të gjatë në sportin e tenisit.
Tenistet e Kosovës, me një fitore dhe tri humbje të përgjithshme, përfundojnë në vendin e katërt në grup. Pas një dite pushimi, Kosovaret do të përballen në barazh për vendin e 7-të të përgjithshëm të Grupit III për Evropë dhe Afrikë.
[:sq]Tenistet e përfaqësueses së Kosovës, të udhëhequra nga 19-vjeçarja Arlinda Rushiti e cila përmbysi rezultatin në meçin e saj individual, sot megjithëse humbën me rezultat të përgjithshëm prej 1:2 në meçe – bënë një paraqitje mjaft të mirë kundër Qipros.
Përballja u vendos në setin e tretë të meçit në çifte. Vashave tona, që kishin shpenzuar të gjithë forcën mendore dhe fizike për ta barazuar rezultatin 1:1 në sete, në setin e fundit iu mungoi përqendrimi dhe seti vendimtar u përmbyll shpejt me rezultat 6:1 për qipriotet.
Nesër, më 19 prill, Kosova zhvillon përballjen e fundit në grup kundër Algjerisë.
[:sq]Nikoqiret nga Tunizia, e ranguar 10 vende më lartë se Kosova, mposhtën sot përfaqësuesen e tenisteve të Kosovës me rezultat 3:0.
Përvoja e tenisteve nga Tunizia, në veçanti e Ons Jabuer (e 140-ta në ranglistën individuale botërore), erdhi shumë në shprehje në ditën e dytë të Fed Cup.
Tuniziaset i fituan të dy meçet individuale duke bërë kështu që meçi i fundit (në çifte) të mos ketë rëndësi për rezultatin përfundimtar dhe i njëjti të luhet në atmosferë më të relaksuar.
Nesër, më 18 prill, tenistet nga Kosova kanë një tjetër përballje të vështirë kundër tenisteve nga Qipro.
[:sq]Tenistet e Kosovës startuan Fed Cup 2018, në Tunizi, me fitore të shkëlqyeshme.
Pas një loje tejet të vështirë dhe me ndryshime të vazhdueshme të epërsisë, vajzat tona nga Kosova mposhtën Madagaskarin, e ranguar për 5 vende më lartë se Kosova, me rezultat 2:1 në meçe.
U desht që fituesi të përcaktohet pas ndeshjes në çifte, meqë dy ndeshjet e para ishin përfunduar me nga fitore për secilën palë.
[:sq]Tenistet kosovare, nesër më 16 prill, fillojnë kampanjën e Fed Cup 2018 me përballjen kundër tenisteve nga ishulli më i madh i Afrikës, Madagaskari.
Tenistet tona janë tërhequr në të njëjtin grup edhe me nikoqiret e Tunizisë, qipriotet dhe algjerianet, me të cilat do të përballen në ditët pasuese.
Të interesuarit mund t’i ndjekin rezultatet live në https://www.fedcup.com/en/draws-results/group-iii/europe-africa/2018.aspx .
[:sq]Tenistet më të mira të Kosovës në kategorinë e senioreve, prej 16-21 prill, marrin pjesë në garën Fed Cup 2018.
Ndeshjet zhvillohen në Tunis, Tunizi.
Kosova, bën pjesë në kuadër të Grupit III për Evropë / Afrikë. Lojërat zhvillohen në formatin Round Robin ku shtetet do të jenë të ndara në dy grupe. Varësisht shortit, Kosova do të përballet kundër 3 apo 4 shteteve në vijim: Algjerisë, Armenisë, Qipros, Islandës, Lituanisë, Madagaskarit, Maqedonisë apo Tunizisë.
Për këto gara selektori Arben Islami, i ka përzgjedhur tenistet: Arlinda Rushiti, Liridona Murati dhe Blearta Ukëhaxhaj.