Categories
Lajmet

[:sq]Federata e Tenisit fiton apelin kundër vendimit të ITF në Tribunalin e Pavarur Sportiv[:]

[:sq]Federata e Tenisit ka fituar apelin në Tribunalin e Pavarur Sportiv kundër vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) për mospjesëmarrje në Fed Cup 2017. Ishte Moldavia si shtet nikoqir i kampionatit botëror për femra në tenis – Fed Cup që nuk i lejoi vashat e përfaqësueses së Kosovës në tenis të marrin pjesë.
Përkundër faktit se Kosova kishte bërë të gjitha përgaditjet paraprake deri te rezervimi i biletave për Moldavi, shteti nikoqir me arsyetim të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nuk i lejoi kosovaret të marrin pjesë.
ITF për këtë shkak në mënyrë të çuditëshme dhe tendencioze në vend se të dënoi vendin nikoqir për moslejim të pjesëmarrjes së Kosovës, vendos që fajtor për këtë të jetë Federata e Tenisit të Kosovës dhe si rrjedhojë të e dënoj me 1500 Euro.
FTK apeloi në Tribiunalin e Pavarur Sportiv i cili e anuloi vendimin e ITF-së për dënimin e Kosovës.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]EUROKOS Open 2017 – ROG[:]

[:sq]Perfundoj me sukses turneu Eurokos Open 2017. Ne kete turne qe zgjati dy vikende morren pjese rreth 35 femije nga Kosova, Shqiperia dhe Ulqini.
Sot perfundoj kategoria Green ku njekohesisht ishte kategoria e fundit e turneut Eurokos Open 2017.
Tek vajzat ne finale Altea Hajrizi mposhti Dejza Shabin me rezultat 4:1,5:3.
Ndersa te djemte, mysafiri i turneut nga Ulqini, Skender Katana e mposhti ne finale Filip Pavic bindshem me rezultat 4:0,4:0.

Eurokos Open 2017 ne kategorine e portokallet.
Tek vajzat fituese doli Liza Lika ku mposhti Meldina Mislimin ne finale.
Ndersa tek djemte fitues doli Maniyay Maibam ku e mposhti ne finale Yll Smakollin.

Eurokos Open 2017 – topi i kuq.
Fituese ne kategorine e vajzave doli Rea Gojani pasi mposhti Yaysana Maibam ne finale.
Ndersa tek djemte, fitues doli Sufjan Baruti qe ne finale mposhti Diar Ymerin pas nje loje mjaft interesante.

Fotot nga turneu KLIKO

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]EUROKOS Open 2017 – ROG[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Federata e Tenisit organizon seminar për përgaditjen mentale në tenis me Igor Saric nga Kroacia[:]

[:sq]Në vazhdimësi të ndritjes së zhvillimit të trajnerëve dhe të ngritjes së cilësisë së tenisit në Kosovë Federata e Tenisit më 29, 30 Shtator dhe 1 tetor 2017 në Prishtinë, organizon seminarin për përgaditjen mentale në tenis.
Ligjerues do jetë Igor Sharic nga Kroacia, i cili për 15 vite ishte lojtar profesionist i tenisit dhe anëtar i përfaqësueses së Kroacisë në Davis Cup. Ishte edhe trajner i tenisit duke punuar me një numër të madh të tenistëve elitar. Ka diplomuar në Zagreb në fakultetin e Kineziologjisë.
Sharic është autor i librit “Çdo gjë është e mundur” që është libër për optimizmin dhe motivimin e tenistëve dhe trajnerëve e bazuar në eksperiencën e lojtarëve dhe trajnerëve të mëdhenjë.
Përgaditja mentale e sportistëve është aspekti më i rëndësishëm i zhvillimit të sportit kulminant, që fatëkeqësisht te ne në Kosovë nuk është duke patur rëndësinë e duhur. Një trajner i njohur i tenisit ka thënë që “edhepse përgaditje fizike dhe tekniko-taktike është shumë e rëndësishme në fund dallimin e sportistëve kulminant e bënë përgaditje psiqike është 80-85% faktor për arritjen e rezultateve kulminante”.

Temat e seminarit:
E premte: Hyrje në trajnimin mendor, koncentrimi, vizualizimi dhe motivimi
E shtunë: Vetebesimi, kontrolla e emocioneve, presioni dhe ritualet
E diel: Përvoja e Davis Cup, luajtja në zonë, relaksimi progresiv dhe trajnimi autogjen

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]EUROKOS Open 2017 – U12[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Forta Morina dhe Drinor Shamolli fitues te EUROKOS Open 2017 – U12[:]

[:sq]Forta Morina mposhte Aja Broqin ne finale me rezultat 6:0,3:6,11:9(super tiebreak).
Drinor Shamolli pas nje loje shume interesante e mposhti Melos Nallbanin me rezultat te ngushte 5:7,7:6(6),10:7(super tiebreak).

Fotot nga turneu: KLIKO

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prizreni 2017 – ROG[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Turneu i tenisit “Prizreni – Kuq, Portokall, Gjelbërt” 2017[:]

[:sq]Në organizim të klubit të tenisit “Prizreni” u mbajt turneu i tenisit për kategoritë e tenistëve më të rinjë. Të ndarë në tri kategori të ndryshme të moshës Kuq, Portokall dhe Gjelbërt, 36 tenistë të rinjë nga klubet e tenisit nga e gjithë Kosova treguan lojëra shumë të bukura dhe sjellje shembullore sportive.
Në ketegorinë e topit të Kuq për tenistët e moshës 5-8 vjeçare ndër vajza kampione doli Rea Gojani e klubit të tenisit Sporek nga Gjakova që ishte më e mirë se Yaisana Maibam e klubit Prishtina me rezultat 10:1, 10:2. Tek djelmoshat triufoi tenisti i talentuar i klubit të tenisit “Prizreni”, Unik Ramadani që me rezultat të ngushtë 8:6, 2:7, 8:6 ishte më i mirë se Diar Ymeri i klubi “Rilindja” nga Prishtina, pas një loje shumë interesente dhe të fortë.
Në kategorinë e topit të Portokalltë për fëmijët e moshës 8-10 vjeçare kampione ndër vajza u shpall Liza Lika e klubit të tenisit “Peja” që e mposhti pas një loje të bukur Tiara Berishën e klubit Sporek. Ndër djelmosha fitues doli Ylli Smakolli i klubit “Trepça” Mitrovicë që pas një takimi shumë interesenat ishte më i mirë se Maniyay Maibam i klubit Prishtina me rezultat 8:10, 10:6, 8:6.
Altea Hajrizi e klubit Trepça ndër vajza dhe Filip Vasic nga Gracanica vazhduan të triumfojnë dhe dominojnë në kategorinë e topit të Gjelbërt. Altea ishte më e mirë se Shejda Ruxhi nga Prizreni me rezultat 5:3, 4;2, ndërsa Filipi në finale ishte më i mirë se Semi Kito i klubit Prizreni me rezultat 4:1, 4:2.

Per foto KLIKO

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]EUROKOS OPEN 2017 – U12 & ROG[:]

[:sq]Kete vikend me datat 16 dhe 17 do te zhvillohet per here te pare turneu EUROKOS OPEN. Turneu do te zhvillohet ne fushat e tenisit KT Riindja ne Prishtine.

Kete vikend do te zhvillohet turneu ne kategorine U12, ndersa vikendin tjeter me datat 23 dhe 24 do te zhvillohet turneu ne kategorite ROG.

Ju ftojme qe deri te premten ne ora 18:00 ta konfirmoni pjesemarrjen ne menyre qe ate dite ta hedhim shortin. Lajmerimet behen te numri 044518060 ose 049151407.

[:]