Categories
Lajmet

[:sq]Perfundoj turneu ROG i organizuar nga Kt Sporek-Gjakove[:]

[:sq]Turneu me 30 pjesemarres 30 kaloi pa probleme dhe me nje atmosfere miqesore ne mes prindeve. Te shtunen u luajten kategorite Red dhe Orange ndersa te dielen Green.
Ne Red ishin 5 djem dhe 4 vajza dhe u luajt round robin dhe dy te paret kane luajtur edhe nje finale. Te djemte i pari doli Unik Ramadani-Kt Prizren, i dyti Sofjan Baruti-Sporek. Te vajzat e para Tiara Berisha-Sporek e dyta Jora Kabashi-Rilindja.
Ne Orange ishin 4 djem dhe 6 vajza. U luajt round robin. Te djemt vendi pare Salidin Rama-Sesahr, vendi dyte Adriatik Haliti-Sesahr. Te vajzat e para Tiara Berisha-Sporek e dyta Liza Lika-Peje.
Ne Green ishin 6 djem dhe 5 vajza. Te djemt fitues Semi Kito-Prizren, i dyti Aldin Istrefi-Trepça. Te vajzat e para Altea Hajrizi-Trepça, e dyta Dejza Shabi-Peje.

Fotot mund ti gjeni ketu: KLIKO

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]43rd Annual General Meeting[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]SPOREK ROG 2017[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Ansambleja Vjetore e Tennis Europe, Sochi-Russia[:]

[:sq]Më 23-26.03.2017 nenkryetari Jeton Hadergjonaj ka marre pjes në Ansamblenë vjetore të Tennis Europe ne Sochi, Rusi.
Ne AGM ka pasur Workshop (punëtori) për Menaxhim dhe Zhvillim ku morrën pjesë vendet në zhvillim që nga Kosova, Moldavia, Bosnja, Latvia, Qipro, Belorusia, Armenia, Lituanina etj, se bashku me oficerët për Zhvillim si Hrvoje Zmajic, Lucciana Fodde dhe francezi që ishte zgjedhur vitin e kaluar në ITF për zhvillim (ngjarje dhe infrastrukturë). Këtu u fol për disa ndryshime në sistemin e aplikimit të federatave për grante për zhvillim dhe infrastrukturë. Ne si Kosovë kemi të drejtë të aplikojmë në të gjitha fazat e granteve pasi që jemi shtet i ri dhe i pazhvilluar në tenis. 1 grant për National Teams U12 dhe U14 veq se e kemi marrë në shumë prej 11.000 dollarësh dhe kësti i parë i kësaj shume që do të ndahet edhe për pagesën e National Coach dhe për ndihmësit e tij si dhe për udhëtimet e teniserëve do të bie me 1 korrik 2017.
Me 24.03.2017 paradite secili shtet ka pasur të prezentoj punën e tyre në Workshop, qashtu qe edhe Kosova e ka pas prezentimin e vet.
Më 24.03.2017 në ora 13.30 ka fillu zyrtarisht AGM që ishte njëkohësisht edhe Ansamble Zgjedhore për Kryetarin e ri të Tennis Europe dhe për bordin e ri të saj. Kjo ishte edhe hera e parë që Kosova të ketë mundësinë të votoj që ishte poashtu një ndjenjë e veqantë.
Më 25.03.2016 filloj zgjedhja e kryetarit të ri dhe bordit. Vladimir Dmitriev nga Rusia u shpall kryetar i ri i Tennis Europe.
Bordi u ri i Tennis Europe e ka kete perberje:

Luisanna Fodde (ITA)*
Allar Hint (EST)
Christiane Jolissaint (SUI)
Ivo Kaderka (CZE)
David Rawlinson (GBR)
Attila Richter (HUN)*
Eva-Maria Schneider (GER)
Evgeniy Zukin (UKR)
Olli Mäenpää (Chief Executive Officer)

Gjatë AGM u bë edhe ndarja e shpërblimeve të Tennis Europe për kontribute të jashtëzakonshme në tenis ku Shkelzen Domi u shpërblue për punën e tij si kryetar i FTK ne vitet 2009-2016. Gjatë marrjes së shpërblimit u theksua se ky shpërblim vjen për shkak të punës së Domit për antarësimin e FTK në Tennis Europe dhe ITF dhe ngase FTK është shpallur si federata me transparente në mesin e 35 federatave sportive në Kosovë si dhe si shembull për organizim dhe menaxhim.
Fotot mund ti gjeni “ketu

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Sporek Open “ROG” 2017[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Albanian Bowl 2017[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Albanian Bowl 2017 me pjesmarres nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali Zi[:]

[:sq]Te premten me date 17 mars do te filloj turneu i organizuar nga SHKODRA TENNIS CLUB, ne fushat e National Sport Park ne Tirane. Turneu do te zgjat 3 dite 17-19 mars dhe do te zhvillohen 3 kategorite. Green, U12 dhe U14. Ne kete turne do te marrin pjese lojtare shqiptare nga Mal i Zi , Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Djemt Green

1 Drino Galiqi Shkoder
2 Grid Halluni Shkoder
3 Geld Bilali Shkoder
4 Skender Katana Ulqin
5 Bellmin Shaboviq Ulqin
6 Isak Bilali Ulqin
7 Borin Bitraj Durres
8 Arlis Muko Durres
9 Johan Sura Tirane
10 Marko Ikonomi Tirane
11 Kledi Gaba Tirane
12 Dhimitri Mandili Korce
13 Semi Kito Prizren
14 Dasar Ymeri Prishtine
15 Aldin Istrefi Kosove
16 Joel Biba Tirane
17 Kron Hoxha Prishtine
18 Mersid Zeqa Shkoder

VAJZAT Green

1 Ana Guli Shkoder
2 Ina Coba Shkoder
3 Ajri Hoxha Shkoder
4 Sara Osmani Mitrovice
5 Rita Miftari Mitrovice
6 Altea Hajziri Kosove
7 Dejza Shabi Peja
8 Kloe Alicanaj Tirane
9 Sara Laci Tirane

Te premten
Lajmrimi ne oren 11:30, regjistrimi Shorti 11:30-12:00
Ne oren 12:00 fillojn ndeshjet

Do luhet ne Grupe me nga 3 lojtare.

Topi Green,
Nese grupet jane me nga tre lojtar ndeshjet do i luajn deri ne 5 gejme,

Nese grupet jane me nga 4 lojtare ndeshjet do i zhvillojn deri ne 4 gejme.

U-12 dhe U – 14 ndeshjet ne grup do i luajn 1 set deri ne 6 gejme.

Ne turne do marrin pjes me shume se 80 femije ne 6 kategori, secila kategori ka me luajt ne grupe.

Nr e telefonit per kontakt neser

Ne rast te voneses se lajmrimit ne turne

+382 69 741 130 Dino (viber)
+355 69 567 90 69 Dino
+355 69 467 55 67 Fation Dibra.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]ITF/Tennis Europe Training Camp for players U12 & Development Championship for players U14[:]

[:sq]Gjatë 10 diteve te kaluara Përfaqësueset U-12 dhe U-14 të Kosovës në tenis qëndruan në Antalia ku morren pjesë kampin e organizuar nga Tennis Europe dhe ITF e poashtu ishin pjesëmarrës në turnetë e organizuara në kategoritë përkatëse.
Përfaqësuesja e U-12 përbëhej nga Melos Nallbani, Forta Morina dhe trajneri Osman Reçica ndërsa pjesë e ekipit Përfaqësues U-14 ishin Vesa Gjinaj, Aja Broqi, Bleron Ukëhaxhaj, Fresk Sylhasi të drejtuar nga trajneri Sami Ukëhaxhaj.
Puna e Përfaqësueses U-14 në Antalia është koncentruar më shumë në kampin stërvitor ku ligjëruan trajnerë të dëshmuar nga Rajoni dhe Evropa e nuk munguan as rezultatet e mira në turne.
Në anën tjetër Përfaqësuesja U-12 morri pjesë edhe në turneun zyrtar GD Cup të organizuar nga ITF e vlen të ceket që Melos Nallbani në xhiron e parë mposhti tenistin vendas Kaan Akdogan e me pas u ndal nga bartësi i parë dhe favoriti kryesor letonezi Artjoms Afanasjevs.
Ishte kjo një eksperiencë shumë e mirë e tenistëve më të talentuar kosovarë nga të cilët pritet që në një të ardhme shumë të afërt ta perfaqesojne Kosoven në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kliko per foto

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]ITF/Tennis Europe U12 & U14 Development championships[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Perfaqesuesja U14 e Kosoves ne Antalya[:]

[:sq]Perfaqesueset U14 e Kosoves ne tenis diteve te ardhshme do te qendrojne ne Antalya ku do te merre pjese ne kampe zhvillimore dhe poashtu do te jete pjesemarese te turneve qe do te organizohen atje.
Ky kamp organizohet dhe eshte ne mbikqyrje te plote nga ITF dhe Tennis Europe e ku do te marrin pjese edhe shume perfaqesuese evropiane dhe boterore.
Perfaqesuesen U14 e perbejne Vesa Gjinaj, Aja Broqi, Bleron Ukehaxhaj dhe Fresk Sylhasi.
Me perfaqesuesen do te udhetoje trajneri Sami Ukehaxhaj.

[:]