Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina kampione ekipore e Kosovës[:]

[:sq]Tenistët e klubit të tenisit Prishtina u shpallën kampiona ekipor të Kosovës në tenis. Ata në finalen e madhe e mposhtën ekipin e Prizrenit me rezultat të përgjithshëm 3-0. Fitorja e Prishtinës ishte më shumë se e merituar pasi në mesin e tyre ishin lojtarët me shumë eksperiencë të cilët mbizotëruan në qastet vendimtare ndaj tenistëve shumë të mirë por të papërvojë të Prizrenit.
Sfidën finale e hapën dy tenistët më të mirë të të dyja klubeve që njëkohësisht janë edhe tenistët e përfaqësues së Kosovës në Davis Cup. Në njërën anë ishte tenisti më i mirë i Kosovës, Granit Bajraliu ndërsa në anën tjetër prizrenasi 19 vjeqar, Meldin Mustafi.
Seti i parë ishte shumë i barabartë. Mustafi kishte set top por nuk arriti të e shfyrtëzoi dhe në tie-break erdhi në shprehje eksperienca e Bajraliut që e fitoi setin e parë 7:6. Seti i dytë përfundoi me rezultat 6:3 në të mirë të Bajraliut. Pas kësaj fitore Prishtina ishte në epërsi me rezultat 1-0.
Takimi i dytë solli përballje të ish-tenistit më të mirë të Kosovës, Gurash Hasanit dhe tenistit nga Zvicra, Patrick Etienne që e përfaqëson klubin Prishtina. Hasani me shërbime të forta dhe goditje precize e fitoi setin e parë bindshëm 6:0. Por, mungesa e përgaditjës fizike e Hasanit, bëri që tenisti prishtinas të e kthej rezultatin dhe me fitore në dy setat në vazhdim ia solli Prishtinës pikën e dytë që ishin vetëm edhe një fitore larg titullit.
Takimi i tretë ishte më interesanti i kësaj finale. U përballën Osman Reçica dhe talenti 16 vjeqar prizrenas, Muhamed Zulji. Seti i parë pati disa kthime në rezultat por i riu Zuji arriti të e fitoi 6:4. Edhe në setin e dytë dukej se Zulji do të arrinte tek fitorja pasi që ishte në avantazh 5:4 por tenisti prishtinas, Reçica me lojë të mirë dhe me eksperiencë më të madhe se kundërshtari arriti të e rikthej rezultatin dhe të e marr setin e dytë 7:5. Në setin e tretë dhe vendimtar Reçica dominoi dhe e përbylli me rezultat 6:3 duke e sjellur fitorën vendimtare për rezultatin përfundimtar 3-0 në të mirë të Prishtinës dhe titullin e kampionit për ekipin nga Prishtina.
Prishtina erdhi tek titulli pas dominimit trevjeqar rresht të Prizrenit në këtë garë. Tani më Prishtina ka tre tituj të kampionit gjersa Prizreni i ka katër. Ishin përballjet e këtyre dy ekipeve më të mira të Kosovës që e shkruan historinë e kampionateve ekipore të Kosovës pas shpalles së pavarësisë së Kosovës.
Kupën për ekipin fitues e ndau Kryetari i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.
Rezultatet individuale
Granit Bajraliu vs Meldin Mustafi 7:6(1), 6:3
Patrick Etienne vs Gurash Hasani 0:6, 6:2, 6:3
Osman Reçica vs Muhamed Zulji 4:6, 7:5, 6:3

Fotot mund ti gjeni ne linkun:
http://tenniskosova.com/al/faqja/galeria/kampionati-ekipor-2016

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Klubi i Tenisit Rilindja organizoj turneun per kategorite ROG dhe U12 per nder te 28 nentorit[:]

[:sq]Rezultatet e Rilindjes.

Topi i Kuq
Djemt Vajzat:
1. Alex Lang 1, Tiara Berisha
2. Yll Smakolli 2. Yllka Smakolli

Topi i Portokallt
Djemt Vajzat
1. Semi Kito 1. Altea Hajrizi
2. Dasar Ymeri 2. Tiara Berisha

Topi i Gjelbert
Djemt Vajzat
1.Jon Jakupi 1. Vesa Osmani
2. Arlind Hajrizi 2. Rrona Gorani

U-12
Djemt Vajzat
1. Mal Agushi 1. Vesa Gjinaj
2. Melos Nallbani 2. Aja Broqi

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Kampionati Ekipor 2016[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Finalja e Kampionatit Ekipor, Prizreni vs Prishtina, te dielen nga ora 10:00 ne Sesahr (Prizren)[:]

[:sq]Finalja e Kampionatit Ekipor të Kosovës në tenis në mes të Prizrenit dhe Prishtinës do të luhet të dielen në Prizren. Do të jetë kjo përballje e dy klubeve më të mira të tenisit në Kosovë që do të garojnë për titullin e klubit më të mirë në konkurrencën ekipore. Takimi zhvillohet të dielen më 13 nëntor 2016 në Prizren, në terenin e mbyllur të klubit Sesahr dhe fillon në ora 10:00.
Loja zhvillohet sipas rregullave të Davis Cup ku zhvillohen katër takime individuale dhe një takim i çifteve. Për tu shpallur kampion ekipi fitues duhet të shënoj tre fitore. Ekipet finaliste kanë të drejtën e përforcimit me nga nje tenist që nuk është shtetas i Kosovës.
Ky është kampionati i tetë ekipor i Kosovës në tenis që mbahet rregullisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kampioni aktual eshte K.T. Prizreni.

[:]