Categories
Lajmet

[:sq]Granit Bajraliu fitues i turneut “Pavarësia” në Tiranë[:]

[:sq]Për nder të ditës së flamurit, Federata Shqiptare e Tenisit organizoi turneun tradicional “Pavarësia” ku morrën pjesë tenistët më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova. Tenisti nga Kosova, Granit Bajraliu doli të jetë fitues i turneut në një konkurrencë mjaftë të fortë. Bajraliu në finale ishte më i mirë se Arbër Sulstarova, që momentalisht është tenisti më i mirë nga Shqipëria. Prishtinasi me një lojë shumë të mirë, me goditje precize dhe ofanzive triumfoi me rezultat 6:3, 6:4. Tenistët më të mirë nga Shqipëria tani më kanë vite që luajnë në Davis Cup apo në turne ndërkombëtare. Kosovarët në anën tjetër kanë qenë të izoluar dhe vetëm vitin e fundit kanë mundur të luajnë në turne individuale ndërkombëtare duke përfaqësuar Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Pranimi i Federatës së Tenisit të Kosovës pritet të ndodh në mars të vitit 2015 kur edhe mbahet ansambleja vjetore e Federatës Europiane të Tenisit Tenistët nga Kosova treguan lojëra shumë të mira në turneun Pavarësia. Vlen të përmenden fitoret e Durim Morinës ndaj Kevin Kacelit me rezultat 6:0, 6:4 dhe Burim Bytyqit ndaj Martin Hysenbregasit 6:4, 7:6. Tenistët e rinjë Osman Reçica, Meldin Mustafi dhe Sefer Jakupi duke kaluar nga një gjiro të turneut poashtu lanë përshtypje të mirë me lojën e treguar. Përveq kategorisë së seniorëve turneu u mbajt edhe në kategorinë e veteranëve. Në këtë kategori plotësishtë dominuan tenistët nga Shqipëria. Federata Shqiptare e Tenisit ndau shpërblime dhe kupa për fituesit e turneut

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]“Tenis për të gjithë” në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë[:]

[:sq]Në organizim të Organizatës së Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK) dhe në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës (FTK) më 05.11.2014 (e mërkure) në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është mbajtur aktiviteti “Tenis për të gjithë”. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti nga OESK-u dhe FTK-ja ka qenë masovizimi i tenisit ndër grupmosha të reja, por edhe vetëdijësimi i fëmijëve për kënaqësinë që të ofron marrja me sport, e në këtë rast me tenis.
Fëmijët e përfshirë në aktivitetin “Tenis për të gjithë” kanë qenë të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, më saktësisht një klasë e IV-të dhe tjetra e V-të, që do të thotë se kanë marr pjesë rreth 70 fëmijë të dy gjinive (djem dhe vajza). Duhet theksuar se në aktivitet janë përfshirë edhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë shprehur dëshirën që fëmijët e tyre ta praktikojnë tenisin së bashku me të pranishmit e tjerë në këtë ngjarje.
Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) ka angazhuar 6 trajnerë të rinj, në krye me përgjegjësin Osman Reqica, i cili së bashku me 5 trajnerët e tjerë e kanë bërë të pamundurën që fëmijët për 2 orë të kënaqen maksimalisht me tenis. Ndërkohë Organizata e Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK) krahas përkrahjes financiare, ka kontribuar edhe me 3 organizatorë, në krye me përgjegjësin, Lekë Tërmkolli, i cili për mrekulli e ka udhëhequr organizimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me organizatorët e tjerë.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryetari i FTK-së, Shkëlzen Domi dhe kryetarja e Bordit të OESK-ut, Elvira Dushku, të cilët janë shprehur të kënaqur me organizimin e kësaj ngjarje, por njëkohësisht janë zotuar për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen, duke marr parasysh faktin se FTK-ja është anëtare e OESK-ut, që prej themelimit të saj, pra prej vitit 2011.
Fotot mund ti gjeni ne linkun:

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prizreni kampion ekipor i Kosovës në tenis[:]

[:sq]Tenistët e Klubit të tenisit “Prizreni” u shpallën kampion ekipor të Kosovës pasi që në finale ishin më të mirë se Klubi i tenisit “Prishtina”. Takimi u mbyll me rezultat të thellë 4-0 edhepse takimet individuale ishin mjaft të barazpeshuara.
Kampionati ekipor i Kosovës në tenis luhet sipas rregullorës së Davis Cup, ku luhen 4 takime individuale dhe 1 takim i çifteve. Fitues shpallet ekipi që arrin 3 fitore. Fitorën e parë për ekipin e Prizrenit e arriti Burim Bytyqi i cili edhepse e humbi setin e parë 4:6 ndaj prishtinasit Jeton Hajdari u këndell duke fituar dy setat tjerë në vazhdim me rezultat 6:2 dhe 6:3
Tenisti më i mirë në Kosovë, Gurash Hasani poashtu pati shumë probleme me rivalin e tij të përhershëm Granit Bajraliun. Bajraliu poashtu fitoi setin e parë me rezultat 6:3. Hasani me eksperiencë të madhe arriti të e rikthej rezultatin në setin e dytë duke fituar 6:2, Seti i tretë ishte i barabartë deri në fund por në fund fitorja i takoi prizrenasit Hasani me rezultat 6:4.
Fitorën e ekipit të Prizrenit ia siguroi i riu 16 vjeqar, Meldin Mustafi i cili me një lojë fantastike, me goditje të forta dhe precize arriti të e mposht legjendën e tenisit kosovar Arben Islamin me 2-0 në seta me rezulrtat 6:3, 6:3.
Fitorën e fundit dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Durim Morina që fitoi ndaj Osman Reçicës më rezultat 1:6, 6:2, 6:4
Me këtë fitore ekipi i Prizrenit arriti të e mbroj titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar. Ky është kampionati i pestë ekipor i Kosovës në tenis. Prizreni ka 3 tituj gjersa Prishtina ka 2 tituj të fituar. Kryetari i Federatës se Tenisit të Kosovës, Shkelzen Domi ia dorëzoi ekipit kampion të Prizreni kupën fituese.
Rezultatet individuale: Gurash Hasani – Granit Bajraliu 3:6, 6:2, 6:4 Burim Bytyqi – Jeton Hajdari 4:6, 6:2, 6:3 Meldin Mustafi – Arben Islami 6:3, 6:3 Durim Morina – Osman Reçica 1:6, 6:2, 6:4 Kampionë e deritashëm ekipor të Kosovës në tenis
2009 – KT “Prizreni”
2010 – KT “Prishtina”
2011 – Finalja në mes të Prizrenit dhe Prishtinës nuk u zhvillua
2012 – KT”Prishtina”
2013 – KT”Prizreni”
2014 – KT”Prizreni”
Fotot mund ti gjeni ne linkun:

[:]