Klubi i Tenisit “Rilindja” të Dielen, më 18 Tetor 2014 organizoi turneun kuq, portokalltë dhe gjelbërt për grupmoshën 10 vjeç e përfundi me vajzat dhe djemtë e klubeve kosovare të tenisit. Në këte turne morren pjesë 35 tenistë nga gjashtë klube kosovare: „Trepça“, „Prishtina“, „Sporek“, „Prizreni“, „Graçanica“ dhe Klubi i Tenisit „Rilindja“ si nikoqir. Garat u zhvilluan në një mot të bukur në sistemin Round Robin (secili me secilin).
Në finalen e kategorisë Kuq (Red) tek vajzat u takuan Tuana Zariqi (Rilindja) dhe Jora Zariqi (Rilindja) ku fituese doli Tuana Zariqi. Tek djemtë në këtë kategori u takuan dy tenistë nga Mitrovica, Nart Doroci dhe Aldin Istrefi ku fitimtar doli Nart Doroci.
Në kategorinë Portokalltë (Orange) tek vajzat në finale u takuan Forta Morina (KT Rilindja) dhe Martina Djekic (Graçanica) ku ngadhnjeu Forta Morina. Ne finalen e djemve u takuan Ilia Živič (Graçanica) dhe Yll Berisha (Rilindja) dhe pas një loje shumë të ngushtë fitues doli Ilia Živič.
Tek kategoria Gjelbërt (Green) në finalen e vajzave u takuan tenistet nga KT Rililndja, Vesa Gjinaj dhe Erina Bajrami ku ngadhnjeu Vesa Gjinaj. Tek djemtë finalistë ishin Leonit Nushi (Sporek) dhe Yll Berisha (Rilindja). Ngadhnjeu Yll Berisha.
Organizatori falenderoi Federatën e Tenisit të Kosovës, prindërit dhe pjesëmarrësit në garë ndërsa finalistët i shpërbleu me kupa e medalje.
Fotot mund ti gjeni ne linkun: