Categories
Lajmet

[:sq]Referet nga Kosova ne Federation Cup[:]

[:sq]Klubi i Tenisit Bellevue (Ulqin), nga 16 deri me 20 Prill do te jetë nikoqir i turneut Federation Cup(the women’s premier international team tennis event) ku do te marrin pjesë 8 përfaqësuese të ndryshme botërore.

Ne kete turne te rëndësishëm do të marrin pjesë përfaqësueset e Malit të Zi, Estonisë, Finlandës,Greqisë,Lituanisë, Letonisë, Afrikës së Jugut dhe Tunisisë.

Këto përfaqësuese e përbejnë Grupin e dytë të Zonës Evropiano-Afrikane.

Ky organizim ka rëndësi të veçantë edhe për tenisin kosovar pasi me ftesë të Referit Kryesor të këtij evenimenti – Danilo Peskar, në Ulqin zyrtarisht do të marrin pjese edhe 5 arbitra kosovarë të cilët do ti referojnë meqet zyrtare të Kupës së Federatës.

Kosovën në turneun e Ulqinit do ta përfaqësojnë, Argjend Lecaj, Arzen Rifati, Tarkan Kosova, Fatmir Kabashi dhe Rifat Kasapolli të gjithë këta gjyqtarë të licencuar. Kjo do te jetë hera e parë që arbitrat tonë do të referojnë në një garë ekipore dhe kaq të rëndësishme siq është Federation Cup.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët kosovarë kanë ndarë drejtësinë në turne ndërkombëtar pasi në vitin 2011, kater arbitra kosovarë kanë referu në turneun nderkombëtar në Ljubljanë ndërsa vitin e kaluar kanë referu edhe në Turneun ndërkombëtar për femra që është zhvilluar në Podgoricë.

Ftesa për të qenë zyrtarisht pjesë e turneut në Ulqin, është një lajm i shkëlqyeshëm për tenisin kosovar dhe njëkohësisht shihet si hap shumë i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të këtij sporti.

[:]