Categories
Lajmet

[:sq]Kuvendi i punes i FTK-se[:]

[:sq]Federata e tenisit me 12 Janar 2013 në Prishtinë ka mbajtur kuvendin vjetor të punës. Kuvendi si organ më i lartë i federatës diskutoi për mbi kater orë dhe miratoi vendime të rëndësishme për zhvillimin e sportit të tenisit në Kosovë. Kuvendi me propozim te kryetarit e emroj Vedat Maxhunin si Sekretar te Federates e Tenisit. Kryetari i FTK-së, Shkelzen Domi në fillim paraqiti para delegatëve raportin financiar dhe pikat kryesore të punës gjatë vitit 2012. Delegatët e aprovuan raportin financiar ku shpenzimet e tërësishme ishin rreth 15.909 euro. Shpenzimet e mbuluara nga Departamenti i Sportit t Kosovës që mbetet financues kryesor i FTK-së eshte 14.238 euro. Në kuvend ishte i pranishëm i deleguari për sportin e tenisit në Departamentin e Sportit, Fikret Shatri i cili para delegatëve lavdëroi punen e federatës e tenisit, për saktësi dhe profesionalizëm në parashtrimin dhe realizimin e projekteve dhe korrektësinë maksimale ndaj shpenzimeve financiare që departamenti i jep federatës së tenisit. Shatri premtoi se të hyrat për vitin 2013 për federatën e tenisit do të rriten dukshëm pasi kjo federatë me plotë kuptimin e fjalës e meriton një gjë të tillë. Në parashikimin e punës për vitin 2013, kryetari Domi para delegatëve shpalosi disa pika kyqe ku do të përqendrohet energjia e tij në vitin 2013. Shtrirja e tenisit në shkolla fillore projekt ky që filloj të implementohet në 2 shkolla vjet në vitin 2013 pritet të shtrihet në mbi 20 shkolla në mbarë Kosovën në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Kulturës dhe Sportit. Sipas fjalëve të kryetarit Domi, këtë vit mund të filloj edhe ndërtimi i terreneve të reja në Kosovë(Gjakovë, Prizren, dhe Pejë). Komplekse moderne me nga minimum katër terrene të tenisit që plotësojnë kushte për organizim të tuneve ndërkombëtare dhe punë profesionale. Në Mitrovicë dhe Gracanice janë duke u ndërtuar ka 2 terrene të reja ndërsa në Prishtinë akoma janë duke u bërë përpjekje që nga Komuna e Prishtinës të gjendet parcela ku mund të ndërtohej qendra nacionale e tenisit me 5 ose 6 fusha. Delegatët poashtu diskutuan dhe miratuan rregullore dhe dokumente për mbarëvajtjen e punës së turneve dhe aktiviteteve tjera të klubeve dhe federatës.

[:]