Në Prishtinë Federata e Tenisit të Kosovës shpalli tenistët më të mirë për vitin 2012 si dhe ndau mirënjohje për të gjithë ata që e ndihmuan dhe e promovuan sportin e tenisit. Granit Bajraliu nga klubi i tenisit Prishtina mori epitetin e tenisit të vitit 2012. Ai ishte i pari në ranglistën e FTK-së. Fiona Polloshka nga klubi Sporek nga Gjakova u shpall tenistja më e mirë ne konkurrencën e senioreve. Federata shpalli edhe më të mirët e të gjitha kategorive të reja që nga mosha 8 deri në 14 vjeq. Poashtu u nderua edhe juniori dhe juniorja më e mirë. Për punën e tyre të suksesshme u shpërblyen Arsim Haxhishabani i klubi Sporek që u shpall trajneri më i mirë, Kreshnik Arifi i klubit Peja si menaxher më i mirë dhe Arzen Rifati si Arbitër më i mirë. Klubi i vitit 2012 u shpall klubi i tenisit Prishtina që ishte edhe fituese e Kampionatit ekipor në tenis. Me mirënjohje u nderuan RTK, KTV, Klan Kosova dhe Gazeta Sport që promovuan tenisin në vitin 2012. Para të pranishmëve kryetari Shkelzen Domi shkurtimisht dha detaje për punën e FTK-së në vitin 2012. Laureatët për vitin 2012 nga Federata e tenisit të Kosovës: Tenisti i vitit Granit Bajraliu (KT Prishtina) Tenistja e vitit Fiona Polloshka (KT Sporek) Klubi i vitit KT. Prishtina Juniori i vitit Osman Reqica (KT Prishtina) Juniorja e vitit Anduena Latifi (KT Prishtina Tenistja e vitit në konkurrencën U8 Arba Gjikolli (KT Peja) Tenistja e vitit në konkurrencën U10 Viola Peja (KT Sporek) Tenistja e vitit ne konkurrencën U12 Besiana Galani ( KT Peja ) Tenistja e vitit ne konkurrencën U14 Besiana Galani ( KT Peja ) Tenisti i vitit ne konkurrencën U8: Melos Nallban (KT Peja) Tenisti i vitit ne konkurrencën U10: Diell Mehmeti (KT Diellix) Tenisti i vitit ne konkurrencën U12: Aleksa Dimitrijevic (KT Gracanica) Tenisti i vitit ne konkurrencën U14: Meldin Mustafi (KT Prizreni) Shpresa e vitit per vajzat Blearta Ukhaxhaj (KT NIC) Shpresa e vitit per djem Fresk Sylhasi (KT Prishtina) Trajneri i vitit Arsim Haxhishabani (KT Sporek) Menaxheri me i mirë Kreshnik Arifi Arbitri i vitit Arzen Rifat