Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina 2012 U8 U10 U12 vajza dhe djem[:]

[:sq]Nën patronatin e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe organizim nga KT Prishtina të Shtunën Më 22-09—2012 dhe të Dielën më 23-09-2012 u mbajt Turneu Prishtina Mini Tenis 2012 për grupmoshat U-8 ;U-10 dhe U-12 për vajza dhe djem. Ky turne u zhvillua sipas rregullave të Federates Nderkombetare Tenisit (ITF) për këo grupmsha. Morrën pjese gjithsej 80 tenistë nga klubet e tenisit KT Prishtina, KT Prizreni ,KT PEJA ,KT Gracanica ,KT DIELLIX, KT SPOREK Gjakovë dhe KT NIC-i 1. Në Kategorinë e U- 8 për vajza e para doli Arba Gjikolli nga KT PEja e cila në Finale mposhti Elisa Maliqin nga Kt Prsihtina. (9- 2) 2. Ne kategorine U-10 fitoj Viola Peja nga KT Sporek Gjakovë ishte më e mire se Blearta Ukëhaxhaj KT NIC-i (7-1) 3. Në Kategorinë U-12 e para ishte Besa Galani nga KT Peja e cila , e dyta nga po I njëjti klub Riana Vishaj (11-8) 1. Në kategorinë U-8 për djem Fresk Sylhasi ishte më I mire se Guri Cana, të dy këta nga KT Prishtina. (7-4) 2. Në Kategorinë U-10 Diell Mehmedi I KT DIELLIX mposhti Xhemajl Zhuri-n nga KT Prizreni. (9-4). 3. Në kategorinë U-12 Aleksa Dimitrijeviq nga KT Gracanica fitoi kunder Dion Kajdomcaj I KT PRishtina. (9-4). Me daten 30 Shtator, ne Gracanice poashtu do te organizohet turne per keto grupmosha.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina Kids 2012 – red[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina Kids 2012[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Gracanica Open 2012 – U14[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Wheelchair tennis in Prishtina, Kosovo[:]

[:sq]Me datën 12 Shtator 2012, Federata e Tenisit e Kosovës bashkë me Klubin e Tenisit Prishtina, organizuan ngjarjen e shumëpritur, tenisin me karroca. Para 11 viteve, kur klubi i lartëpermendur, zhvilloi një ngjarje të ngjajshme, edhe këtë herë, ky aktivitet u zhvillua në mënyrë të suksesshme. Kater persona ne karroca, luajten tennis per herë te parë dhe ishin njerëzit më të lumtur në Kosovë. Pasi ata hynë në fushë, ishin pakëz të marshëm, duke menduar se nuk do të jenë në gjendje të luanin tenis. Disa nga fëmijët e klubit iu mësuan atyre gjërat më elementare dhe shume shpejt, ata filluan të luanin mini tenis me topa të gjelbërt. Gjatë lojës, disa nga trainieret e klubit, iu treguan personave me nevoja të veqanta goditjet bazike dhe rregullat e lojës. Federata e Tenisit e Kosovës ka pasur në plan të organizoj kësi aktiviteti edhe çysh para 2 viteve. Duke pasur parasysh gjendjen e organizatave, të cilat merren me këta persona, Federata dhe klubet e tenisit ishin të paafta të fillonin me kësi lloj aktivitetesh. Vitin e kaluar, Klubi i Tenisit Prishtina filloi një program të ngjajshëm për fëmijet e prekur me Down Sindrom dhe fëmijët bonjak. Ata të gjithë filluan në mënyrë të suksesshme dhe momentalisht janë duke kaluar në një nivel më të avancuar. Marrja me persona me nevoja të veqanta kërkon një organizim më të madh, e veqanarisht nëse merret parasysh transportimi i tyre. Pra, çka Federata e Tenisit bëri për realizimin e këtij aktiviteti është se iu dha çdo pjesmarrësi të grupit ca te holla, për per t’iu hequr shpenzimet e transportit. Pasi ata luajtën për një orë e gjysmë, lojtarët në karroca ishin aq të lumtur, sa mezi pritnin orën e ardhshme. Federata e Tenisit e Kosovës është shumë e vendosur të vazhdoj me këtë aktivitet dhe ka kontaktuar me shumë persona dhe organizata. Koha e rezervuar për aktivitete të ketij lloji fillimisht do të mbahet vetëm një herë në javë, duke filluar nga ora 1400 deri në 1600. Gjatë kësaj kohe, trainieret do të bejnë gjithçka, në mënyrë që ata të avancojnë në këtë program. Kryetari i Federatës së Tenisit, z. Shkelzen Domi, është duke planifikuar të instaloj programe të njejta në klube tjera kosovare. “Duke filluar me kësi lloj programi në një klub, klubet tjera do te mundohen ta ndjekin këtë shembull, dhe kjo do te inicoj në formimin e Asociacionin e Tennisit me Karroca, i cili do të punoj në kuadër të Federatës së tenisit”, tha z. Domi. Aktiviteti i njëjtë u pat mbajtë ne Tetor të vitit 2001 por për shkak të vështërsive, të cilat Federata i ka hasur në atë kohë, ky lloj programi ka qenë jetë shkurtër.

Per foto KLIKO

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Gracanica Juniors 2012 U14[:]

[:sq]Të shtunën dhe të dielen në Gracanice u mbajt turneu i tenisit për juniorë të moshës deri në 14 vjeq. Ky turne i organizuar për mrekulli nga Komuna e Gracanicës u mbajt për djem dhe vajza të moshës deri në 14 vjeq. Të shtunën u zhvillua turneu i femrave ku morrën pjesë 25 vajza nga klubet kosovare të tenisit. Turneu ishtre mjaft interesant sidomos në takimet gjysemfinale ku u tregua tenis cilësor. Në gjysëmfinalën e parë Besiana Galani nga Klubi i Tenisit Peja ishte më e mirë se Marija Djordjevic nga Klubi i tenisit Gracanica me rezultat 6-2. Në gjysëmfinalën tjetër Anduena Latifi nga klubi i tenisit “Prishtina” ishte më e mirë se Anita Jovanovic nga Gracanica me rezultat 6-1. Në finale tenistja e re nga Prishtina Anduena Latifi ishte më e mirë se Besiana Galani të cilën e mposhti me rezultat 6-2. Ndërkaq të dielen u zhvillua turneu i kategorisë së meshkujve deri në moshën 14 vjeqare. Morrën pjesë 32 tenistë të rinjë. Fitues i turneut doli Meldin Mustafi që në finale e mposhti Art Barutin me rezultat 7:6. Duhet theksuar se Komuna e Gracanicës e organizoi turneun për mrekulli duke angazhuar staf të madh organizativ dhe ndihmës në mënyrë që rfrjedha e turneut të jetë sa më në nivel. Këtë e theksoi edhe Kryetari i Federatës së tenisit të Kosovës, Shkelzen Domi që në fjalën e tij hyrëse tha se Komuna e Gracanicës është shembull se si duhet të jetë bashkëpunimi në mes të Federatave Sportive dhe Komunave. Turneun e shpalli të hapur Kryetari i Komunës së Gracanicës, Bojan Stojanovic që në fjalën përshëndetëse përveq tjerash tha që ne duhet të i ndihmojmë fëmijëve tanë që përmes sportit të jenë dhe të bëhen njerëz më të mirë se që ishim ne si prindër të tyre.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Wheelchair tennis in Prishtina[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]ITF Kamp ne Shkup[:]

[:sq]

[:]