Categories
Lajmet

[:sq]20 vjet Klubit Prishtina[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]85 fëmijë në turneun e tenisit në Pejë[:]

[:sq]Në organizim të klubit të tenisit Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës u mbajt turneu i tenisit për moshat më të reja U-8, U-10 dhe U-12 në të dyja konkurrencat. 85 fëmijë morren pjesë nga 7 klube të tenisit nga mbarë Kosova. Masiviteti i këtij turneu dhe lojrat e treguara në turne edhe njëherë dhëshmuan se tenisi kosovar është duke ecur përpara në drejtim të avancimit të këtij sporti në Kosovë. Federata e Tenisit të Kosovës vazhdon të jetë shembull në rajon për organizimin e turneve të kategorive të reja. Pavarësisht kësaj kjo ende nuk mjafton që FTK të antarësohet në Tennis Europe dhe ITF për shkak të ndikimeve politike. Ky turne u zhvillua sipas programit për zhvillim të tenisit për moshat të reja të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Ky program bazohet në tenisin e kuq, portokalltë dhe të gjelbërt që ka të bëjë me madhësinë e terenit të tenisit, topat e tenisit më të butë dhe reketat e tenisit më të vegjël për kategoritë U-8, U-10 dhe U-12. Fituesit sipas kategorive: U-8 Vajzat 1. Martina Djekic (Gracanica) 2. Emilija Zivic (Gracanica) U-8 Djelmoshat 1. Fresk Sylhasi (Prishtina) 2. Redon Krasniqi (Prishtina) U-10 Vajzat 1. Viola Peja (Sporek-Gjakovë) 2. Vlera Kolica (Peja) U-10 Djelmoshat 1. Leart Beqiri (Peja) 2. Nikola Rasic (Gracanica) U-12 Vajzat 1. Besiana Galani (Peja) 2. Elisa Gecaj (Peja) U-12 Djelmoshat 1. Aleksa Dimitrijevic (Gracanica) 2. Nol Kolica (Peja). Turneun e shpalli të hapur zyrtari për Sport në Kuvendin Komunal të Pejës, Valdet Shoshi e gjatë ditës turneun e vizitoi edhe drejtoresha për sport në Kuvendin Komunal Shpresa Gjonbalaj. Organizatori ndau medalje dhe mirënjohje për më të mirët.

[:]

Categories
Gallery

[:sq]Peja 2012 – ROG[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Tirana Open 2012 per veterana[:]

[:sq]Në organizim të Federatës Shqiptare të Tenisit, qendrës sportive dhe turistike National Sport Park në Tiranë dhe të Hotelit Diplomat, në Tiranë u mbajt turneu i hapur i veteranëve të tenisit.Në kompleksin e bukur National Sport Park , ku në një sipërfaqe prej 3 hektarësh janë dy pishina dhe 6 terrene të tenisit, u mblodhën 16 tenistë nga Shqipëria dhe Kosova. Mosha e tyre ishte prej 35-65 vjeq.Të gjithë tenistët u ndanë në katër grupe, ku mosha nuk ishte kriter. Takimet në grupe u luajtën në sistemin Raund Robin, pra sejcili me sejcilin. Dy të parët e cdo grupi u kualifikuan per eliminatore, ku i pari një grupi u takua me të dytin e grupit tjetër. Nga Kosova morën pjesë Naim Shehu Pz, Shkelzen Domi Pr, Mejdi Rexhepi Pr, Gazmend Pula dhe veterani më i moshuar /65 vjec/Agim Islami Pr. U luajt një tenis kualitativ , ku mbizotëroi atmosfera shoqërore dhe vllazërore. Mikëpritja e nikoqirëve ishte e jashtëzakonshme, ku kishte shum humor, barcoleta, ushqim dhe birra të ftohta. U dakorduam që të kemi sa më tepër këso takimesh të veteranëve,të cilët lëviznin dhe luanin tenis kualitativ,sikur të ishin në moshën e rinisë.
Në singël u zhvillua një takim shum dramatik ndërmjet Shpend Kalleshës dhe Arjan Shanaj ku fitoi Shpendi me rezultat 2:0 (6:2, 6:3)
Ndërsa dy Kosovarët Shelzen Domi dhe Naim Shehu fituan në lojën e qifteve bindëshëm ndaj çiftit YmeriArapi me rezultat 2:0 (6:1, 6:1). Për fituesit u ndanë kupat dhe shpërblimet në të holla.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Tirana Seniors 2012[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Sporek Open 2012 U14 M[:]

[:sq]Tuniri U14 per Meshkuj i cili u organizua ne terenet e ish TMK-se ne Gjakove. Ne kete turnir moren pjese klubet nga Prishtina Gjakova Peja dhe Prizreni.Sa i perket organizimit te keti turniri i cili u mbajt ne Gjakove ishte ne nivelin e duhur njeashtu si i ka hije tenisit Kosovar. Rezultatet ishin shum te kenaqshme ne te cilen tenistet Kosovar treguan se dita dites po i afrohen tenisit Evropian. Fitues ne ket turnir doli Art Baruti nga Gjakova i cili tregoj mjaft lojra te mira. Ne Gjysemfinale u zhvilluan disa ndeshje shum interesante dhe atraktive perkunder rezultateve te fella ku u takuan Meldin Mustafa dhe Lirigzon Latifi,fitues doli Meldin Mustafa nga Prizreni me rezultat 6:1.Ne ndeshjen tjeter u takuan Art Baruti dhe Festim Ibrahimi,fitues doli Art Baruti nga Gjakova me rezultat 6:3. Finalja ne mes te Meldin Mustafa dhe Art Baruti u luajt 9 gema dhe fitues doli Art Baruti me rezultat 9:5. Gjithqka shkoj sipas rendit dhe me te miret u shperblyen me kupa,medalje dhe mirnjohje.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Sporek Open 2012 U14 M[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prizreni Open 2012 U14[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Besiana Galani nga Peja fituese e U-14 në Prizren[:]

[:sq]Tenistja e talentuar nga Peja, Besiana Galani triumfoi në turneun U-14 për femra që u mbajt në Prizren. Besiana tregoi lojëra mjaft të mira gjatë tërë turneut dhe arriti të triumfoi me plotë meritë. Në takimet kryesore të turneut në ato gjysmëfinale u takuan Anita Jovanovic dhe Marija Djordjevic, të dyja nga Gracanica. Në finale u plasua Anita që fitoi me rezultat 6:3. Në takimin tjetër gjysëmfinal Besiana Galani ishte më e mirë se Aleksandra Dimitrijevic nga Gracanica me rezultat 6:1. Takimi final ndërmjet Besiana Galanit nga Peja dhe Anita Jovanovic nga Gracanica ishte një takim mjaft i bukur dhe i fortë ku të dyja tenistet e reja treguan lojë mjaft të bukur dhe goditje të forta dhe precize. Në momentet vendimtare Besiana u tregua më e përqendruar dhe triumfoi me rezultat 6:4. Në këtë turne që u organizua nga klubi i tenisit Prizreni morrin pjesë 16 teniste të reja nga Peja, Gjakova dhe Gracanica. Organizatori ndau shpërblime modeste për më të mirët.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Dielli TEB Open 2012[:]

[:sq]

[:]