Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina Seniors 2012[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina Seniors Open 2012[:]

[:sq]Perfundoi turneu i i tenisit ne kategorin e veteranve PRISHTINA OPEN SENIORS 2012 Ne finale u takuan Dilaver Ymeri nga Shqiperia dhe Mejdi Rexhepi nga Kosova. Fitures doli Dilaver Ymeri me rezulltat 7:3. Ne konkurencen e çifteve, Kosovaret Shkelzen Domi dhe Gezim Mehmeti kane humbur nga çifti Shqipetar Dillaver Ymeri dhe Arjani. Turneu ka qen shum mire i organizuar dhe pjesmarresit e turneut, shikuesit dhe organizatoret, qe ishte Federata e tenisit te Kosoves dhe Klubi i tenisit Prishtina, jane nda te knaqur me turne.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Turneu i Junioreve U-14 ne Prizren[:]

[:sq]Meldin Mustafi, tenisti 14 vjeçar nga Prizreni është fitues i turneut të kategorisë së juniorëve deri në moshën 14 vjeçare që u mbajt në Prizren. Në turne morrin pjesë 14 tenistë të rinj. Tenisti prizrenas dominoi në këtë turne. Mustafi në gjiron e parë ishte i lirë. Në çerekfinale ishte më i mirë se Lazar Kostic nga Graçanica me rezultat 6:1, ndërsa në gjysmëfinale më i mirë se tenisti pejan Benjamen Galani të cilin e mposhti me rezultat 6:2. Në finale Mustafi u takua me tenistin e ri nga Gjakova, Art Baruti i cili në gjysmëfinale ishte më i mirë se Nikola Cosic nga Graçanica me rezultat 6:3. Finalja në mes të Meldin Mustafit nga Prizreni dhe Art Barutit nga Gjakova ishte një sfidë e fortë me plotë emocione. Në fillim Mustafi tregoi një lojë të mrekullueshme dhe udhëhoqi 7:1 me gema por Baruti bëri kthim në lojën e tij duke e ngushtuar rezultatin në 8:6. Por në gemin tjetër Mustafi mblodhi forcë dhe e fitoi titullin e parë në karrierë duke e përmbyllur takimin me rezultat 9:6. KT”Prizreni” për më të mirët ndau shpërblime dhe mirënjohje.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Perfaqesuesja U-18 ne Ulqin[:]

[:sq]Përfaqësuesja U-18 në tenis qëndroi në Ulqin Tenistët më të mirë të Kosovës të grupmoshës deri në 18 vjeç qëndruan në Ulqin për përgatitje njëjavore. Të udhëhequr nga dy trajnerët Granit Bajraliu dhe Jeton Hajdari, tetë tenistët në kampin përgatitor në Ulqin punuan me zell nga 6 orë në ditë duke përmbushur me sukses planin e punës dhe qëllimet e kampit. Kampi njëjavor u organizua në kushte jashtëzakonisht të mira që ofron Klubi i Tenisit “Bellevue” në Ulqin që gjithëmon kanë shfaqur admirim dhe mikpritje vëllazërore ndaj tenistëve kosovar. U zhvillua edhe një takim miqësor në mes të përfaqësueses tonë dhe klubit nga Ulqini ku fitoi Kosova me rezultat 3-2. Vlen të përmendet se në Klubin e tenisit “Bellevue” të Ulqinit punojnë si trajnerë dy trajner profesionistë. Njëri nga Kroacia dhe tjetri nga Serbia. Që të dy ishin të mahnitur me vullnetin dhe kualitetin e tenistëve të rinj nga Kosova që pa të drejte po mbahen të izoluar në pamundësi të pjesëmarrjes në turne zyrtarë të organizuar nga Tennis Europe dhe ITF. Kampin e bëri të mundur Departamenti i Sporteve pranë MKRS.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Peja Open U16M[:]

[:sq]Klubi i Tenisit Peja ne bashkepunim me Federaten e Tenisit te Kosoves diten e diele (29 Prill) ka organizuar turneun per kategorine U-16 ne konkurencen e meshkujve ku morren pjese teniste nga Peja,Prishtina,Prizreni dhe Gjakova. Pas meqeve interesante dhe dramatike ne finale jane plasuar Drilon Lata i KT Peja dhe Art Baruti i klubit Sporek nga Gjakova. Ne meqin final Lata deshmoi qe behet fjale per talent te madh duke dominuar ne perballje me Barutin te cilin e mposhti me rezultat bindes 9-3 ne geme. Rezultatet komplete te turneut : 1/4 e finales: Art Baruti (Sporek) – Edon Ademi(Prishtina) 6 – 3 Drilon Lata (Peja) – Lirigzon Latifi(Prishtina) 6 – 3 Festim Ibrahimi (Prishtina) – Meldin Mustafi ( Prizren ) 1 – 6 Benjamen Galani (Peja) – Shpat Kullashi(Peja) 6 – 1 1/2 e finales: Art Baruti (Sporek ) – Benjamen Galani(Peja ) 7 – 5 Drilon Lata (Peja) – Meldin Mustafi(Prizren) 6 – 3 Finalja : Art Baruti (Sporek) – Drilon Lata(Peja) 3 – 9

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Down Sindrom 2012[:]

[:sq]Me datën 30 Prill 2012, në Klubin e Tenisit “Prishtina”, ne Breg te Diellit, është mbajtur aktiviteti i parë i tenisit në 2012, për fëmijet e prekur me Down Sindrom. Aktiviteti i parë i këtij lloji u pat realizuar në të njëjtin vend, në Nëntor të vitit 2011 por u pat ndërprerë për shkak të dimrit që pasoi. Në fillim të Prillit 2012, KT Prishtina dhe Down Syndrome Kosova kan nënshkruar një kontratë bashkëpunimi, me të cilen klubi do të japë kurse për fëmijë me Down Sindrom, Gratis, 1 herë ne javë gjatë tërë vitit.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Kampi Ulqin 2012[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Peja Open 2012 – U16[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Tenis per te gjith 2012[:]

[:sq]

[:]