Me bashke-iniciativen e Jeton Hajdarit (trainer i certifikuar i tenisit) dhe shoqatën “Down Syndrome Kosova”, sot u zhvillua nje trainim i tenisit per femiet me sindromin daun. Kesaj iniciative me knaqesi ju bashkangjiten edhe Klubi i tenisit Prishtina dhe poashtu Federata e tenisit (FTK) cilja e ndihmoj ket iniciativ me raketa dhe topa te tenisit.


Federata e Tenisit të Kosovës organizoi gjatë tre ditëve të kaluara seminarin për trajnerë të tenisit me temën puna me fëmijët nën moshën 10 vjeqare dhe sistemi i garave për këtë kategori. Seminarin e udhëhoqi Goran Sevcenko, i deleguar i TE/ITF për zhvillimin e tenisit në Kosovë. Gjatë tre ditëve të këtij seminari trajnerët e tenisit nga Kosova patën mundësi të marrin njohuri të reja për punën më këmbë të fëmijëve, përmirësimin e gabimeve gjatë mbajtjes së reketit tek fëmijët, ushtrimet për përgaditjen fizike të fëmijëve, taktikën e tenisit, ushqimin e nevojshëm për fëmijët si dhe kërkesat e tenisit deri në moshën 10 vjeqare. Federata e Tenisit te Kosovws eshte pjese e programit zhvillimor te tenisit te ITF-se. Kjo ishte ardhja e trete gjate ketij viti e ekspertit te deleguar nga ITF-ja, Goran Sevcenko. Seminari u mbajt në terenet e tenisit në Graçanicë dhe u mbështet nga Departamenti i Sporteve të Kosovës.