Categories
Lajmet

[:sq]Referet e tenisit nga Kosova ne ATP Challenger – Ljubljana Open 2011[:]

[:sq]Turneu i tenisit ATP Challenger – Ljubljana Open 2011 eshte mbajtur nga data 17 shtator 2011 deri me daten 25 shtator 2011 dhe, kishte fondin e pergjitshem te shperblimeve ne vleren prej 42,500 Euro. Pjesemarres ne kete turne te tenisit kane qene referet e tenisit nga Kosova: Fatmir Kabashi, Arzen Rifati, Tarkan Kosova dhe Argjend Lecaj; me ftese te organizatorit slloven grupit nga Kosova i eshte bashkengjitur edhe Senad Tafa nga Ulqini / Mali i Zi. Referet e tenisit nga Kosova jane certifikuar paraprakisht me nivelin L1 nga referi nderkombetar i tenisit – instruktori i autorizuar nga ana e ITF-it, Danilo Peskar (njekohesisht edhe Kryetar i shoqates se refereve te tenisit te Sllovenise) dhe, ftesa per pjesemarrje ne kete turne nderkombetar te tenisit ka pasur per qellim rritjen e bashkepunimit si dhe krijimin e pervojave te reja nga referet kosovar te tenisit, duke qene pjesemarres ne turnete e ketilla te rangut te larte me karakter nderkombetar. Pjesemarres ne kete turne kane qene 32 teniste ne kategorine singles, ndersa per fituesin e turneut kane qene te ndara 75 pike ATP dhe shperblimi monetar ne vleren 6,150 Euro; per finalistin jane caktuar 45 pike ATP dhe 3,600 Euro, ndersa per gjysem finalistin jane caktuar 27 pike ATP dhe 2,130 Euro, etj. Ndeshjet/meqet e tenisit jane zhvilluar ne kuader te fushave te parkut sportiv Ljubljana, 5 fusha kryesore dhe kater fusha ndihmese, te gjitha me shtrese nga dheu i kuq / red clay. Referet e tenisit nga Kosova jane trajtuar te barabarte me te gjithe referet tjere tenisit nga Sllovenia qe kane referuar ne kete turne. Ata jane ndare ne grupe te ndryshme, ku perberja ka qene: tre refere nga Sllovenia dhe nje nga Kosova. Gjithsej ne kete turne te tensisit kane referuar 23 persona, prej te cileve 4 nga Kosova dhe 1 nga Mali i Zi / Ulqini. Referet e karrikes (chair umpire) kane qene te certifikuar me nivelin L2 dhe, ata kane qene shumica nga Sllovenia (Danilo Peskar, Blaz Anze Pipan, etj) dhe Kim Craven nga Britania e Madhe. Gjyqtar Kryesor i turneut ka qene Michel Willems nga Belgjika. – Diten e shtune (17 shtator 2011) eshte zhvilluar xhiroja e pare kualifikuese e turneut; – Diten e diele (18 shtator 2011) eshte zhvilluar xhiroja e dyte kualifikuese e turneut; – Diten e hene (19 shtator 2011) ka qene e parapare te zhvillohen meqet e xhiros se pare te turneut kryesor ne signles dhe doubles, mirepo per shkak te reshjeve te vazhdueshme te shiut, kjo xhiro eshte zhvilluar diten e marte (20 shtator 2011) – ne forme te koncentruar; – Diten e merkure (21 shtator 2011) jane zhvilluar meqet e xhiros se dyte te turneut kryesor ne singles dhe doubles. Kjo dite ka qene edhe dita e fundit e pjesemarrjes se refereve te Kosoves ne kete turne nderkombetar te tenisit te mbajur ne Slloveni. Diten e enjte (22 shtator 2011) referet e tenisit te Kosoves, pas vleresimeve shume pozitive (verbale) qe kane marre nga koleget slloven jane kthyer ne Kosove. Sipas vleresimeve te refereve slloven te tenisit, marre parasysh faktin se kjo eshte pjesemarrja e pare zyrare e refereve te tenisit te Kosoves ne nje turne te rangut te larte nderkometar dhe, kjo pjesemarrje vjen vetem pak kohe pas certifikimit me nivelin L1 (national tennis umpire) – certifikim ky i realizuar ne fillim te vitit 2011, puna e refereve te tenisit te Kosoves qofte ne cilesine individuale apo edhe ate ekipore u cilesua te ishte e shkelqyeshme. Vertete, ky turne i tenisit ishte i rangut te larte sa i takon vete organizimit, pastaj pjesemarrjes se tenisteve (shumica te ranguar ne pozitat 100 – 200 te listes zyrtare te ATP); lojeve dhe rivalitetit te paraqitur ne fushe, etj, prandaj edhe si i tille ka sherbyer si mundesi e shkelqyeshme per referet e tenisit te Kosoves te fitojne pervoja te reja ne fushen e referimit/ Pjesemarrja e refereve te tenisit te Kosoves ne kete turne nderkombetar, poashtu ka deshmuar edhe cilesine adekuate te punes se tyre per pjesemarrje edhe ne turne te tjere me karakter nderkombetar qe do te organizohen ne te ardhmen e afert, brenda dhe jashte vendit. Njeherit, kjo pjesemarrje dhe ky sukses i refereve te tenisit te Kosoves ne Slloveni eshte edhe nje deshmi me shume dhe thirrje shtese ne adrese te asociacioneve nderkombetare te tenisit – ITF dhe ETA – per hapjen e dyerve te tyre per nderkombetarizimin e plote te tenisit te Kosoves, perkatesisht per anetaresimin e FTK-se me te drejta te plota ne kuader te ketyre mekanizmave nderkombetar te tenisit Europian dhe Boteror.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]145 fëmijë në turneun e tenisit “Graçanica Kids Open 2011[:]

[:sq]145 fëmijë të moshave nga 6-12 vjeq morrën pjesë në turneun e tenisit që u mbajt në Graçanicë, në organizim të mrekullueshëm të Komunës së Graçanicës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës. Turneu u zhvillua sipas sistemit të ri të garave të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) që do të fillon të aplikohet në janar të vitit 2012. Ky sistem i mundëson fëmijëve që të ushtrojnë dhe të luajnë tenis në terene më të vogla të tenisit, me topa më të butë dhe me reketa të tenisit më të lehtë që i përshtaten moshës dhe aftësive psiko-fizike të fëmiut. Me anë të këtij sistemi tenisi si sport për fëmijë është më atraktiv dhe fëmijët ndjejnë kënaqësi të veçantë në lojën e tenisit. Federata e Tenisit të Kosovës është pjesë e programit zhvillimor të tenisit të ITF-it. Turneun në Graçanicë e përcolli nga afër Goran Sevcenko i deleguari i ITF-it për zhvillimin e tenisit në Kosovë. Sevcenko në fjalën e tij hyrëse në hapje të turneut tha se kam marrë pjesë në shumë turne dhe ngjarje të këtij lloji nëpër botë, por kurrë nuk kam parë një numër më të madh të fëmijëve dhe prindërve se sa kjo që po shoh sot në Kosovë. Hapjën e turneut e bëri kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanovic. Fituesit e turneut sipas kategorive: Vajzat deri në moshën 8 vjeqare – Viola Peja nga klubi i tenisit Sporek nga Gjakova Djemtë deri në moshën 8 vjeqare – Diell Mehmeti – klubi Diellx – Prishtinë Vajzat deri në moshën 10 vjeqare – Marigona Gërxhaliu klubi Trepça – Mitrovicë Djemtë deri në moshën 10 vjeqare – Donat Daci – klubi Besa – Pejë Vajzat deri në moshën 12 vjeqare – Aleksandra Dimitrijevic nga Graçanica Djemtë deri në moshën 12 vjeqare – Benjamin Galani – klubi Besa – Pejë

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Aleksandar Palace Open 2011 – veteran[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Peja Kids Open 2011[:]

[:sq]U mbajt “Peja Kids Open” për fëmijët 5-12 vjeq I organizuar nga Klubi i tenisit “Besa” nga Peja dhe nga Federata e Tenisit të Kosovës, në Pejë u mbajt me shumë sukses turneu i parë në histori të tenisit kosovar për fëmijët e moshave 5-12 vjeqare. Në turne morrën pjesë 65 djem e vajza nga të gjitha klubet kosovare. E veqanta e këtij turneu ishte edhe pjesëmarrja e fëmijëve sërb nga Komuna e Graçanicës. Turneun e shpalli të hapur Kryetari i Komunës së Pejës, z. Ali Berisha, i cili përveq që i uroj fëmijët për suksese i premtoi ndihmë tenisit pejan. Turneu u zhvillua në 6 kategori të ndryshme. Rezultatet sipas kategorive: · Vajzat deri në moshën 8 vjeqare (U-8) fituese Arba Gjikolli e klubit Besa nga Peja · Djemtë deri në moshën 8 vjeqare (U-8) fitues Diell Mehmeti i klubit Diellix nga Prishtina · Vajzat deri në moshën 10 vjeqare (U-10) fituese Elisa Gecaj e klubit Besa nga Peja · Djemtë deri në moshën 10 vjeqare (U-10) fitues Dion Kajdomçaj i klubit Prishtina · Vajzat deri në moshën 12 vjeqare (U-12) fituese Anita Jovanoviq e klubit Graçanica · Djemtë deri në moshën 12 vjeqare (U-12) fitues Aleksa Dimitrijeviq i klubit Graçanica Turneu u mbajt sipas rregulloreve të reja të garave për mosha të reja të ITF-së për grupmosha të reja që përfshijnë terene më të vogla për fëmijë, topa më të butë të tenisit dhe reketa më të lehtë. Federata e Tenisit të Kosovës është pjesë e programit zhvillimor të ITF-së dhe me një organizim të tillë ka treguar se në Kosovë ka shumë entuziazëm për zhvillimin e sportit të tenisit dhe se duhet të punohet në të gjitha nivelet për përmirësimin e kushteve për tenistët, në shtimin e numrit të tereneve të tenisit, e sidomos të tereneve të mbyllura për vazhdimin e aktivitetit gjatë dimrit.

[:]