Goran Shevqenko, trajner i njohur i tenisit nga Maqedonia është eksperti i emëruar nga ana e Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) dhe asaj botërore ITF që në tre vitet e ardhëshme të punoj ngushtë me Federatën e Tenisit të Kosovës për ngritjen e cilësisë së sportit të tenisit në Kosovë. Shevqenko që në këtë pozitë u emërua në fillim të vitit 2011 përveq Kosovës do të jetë përgjegjës edhe për zhvillimin e tenisit në Shqipëri, Azerbejxhan, Gjeorgji dhe Moldavi. Përmes programeve për rritjen e numrit të tenistëve në Kosovë, kurseve për trajnerë të tenisit, kampeve të përbashkëta të tenistëve të rinjë të moshës 8-12 vjeqare të vendeve të lartëpërmendura do të bëhet e mundur që tenisi kosovar të filloj një fazë të re të zhvillimit të tij.
Edhepse Federata e Tenisit të Kosovës nuk është anëtare e TE dhe ITF për shkaqe politike ajo merr pjesë rregullisht në të gjitha programet zhvillimore të tenisit të këtyre dy asociacioneve ndërkombëtare. Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë, Shevqenko u takua me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, drejtorin Ibër Alaj, zv. drejtoreshën Afërdita Fazliu dhe zyrtarin Fikret Shatri me qëllim të mbështjetjes së projektit kryesor që ka të bëjë me futjen e sportit të tenisit në korikulat shkollore të Kosovës me qëllim që fëmijët të kenë mundësi që 1-2 herë në javë gjatë orëve të edukatës fizike të argëtohen nëpërmjet tenisit. Në anën tjetër ky do të jetë edhe një rast ideal për rritjen e numrit të tenistëve të rinjë dhe identifikimin e talentëve që më pas do të vazhdojnë të luajnë tenis nëpër klubet e qyteteve të tyre. Në ditën e dytë Shevqenko mbajti një seminar për trajnerët e tenisit me temën Iniciativa e Tenisit nëpër Shkolla dhe Kërkesat për tenisin për moshat nën 10 vjeqare. Gjatë vitit 2011 Shevqenko do të qëndroj në Kosovë së paku edhe 2 herë të tjera. Në nëntor në Shkup pritet të organizohet kampi 5 ditor i tenistëve të moshës 8-12 vjeqare ku do të marrin pjesë nga 8 tenistë dhe 2 trajnerë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.