Categories
Lajmet

[:sq]Seminari i referave[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Seminari i Certifikimit te Refereve te Tenisit[:]

[:sq]Federata e Tenisit të Kosovës organizon për herë të parë seminarin e certifikimit të zyrtarëve të referimit në tenis, sipas programit të nivelit të parë të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Seminari gjashtë ditor do të filloj të premtën në Prishtinë dhe do të drejtohet nga Danilo Peskar nga Sllovenia. Peskar është zyrtar i lartë i referimit me eksperiencë të madhe në tenis dhe është i dërguar i ITF-së për të mbajtur seminarin në Kosovë. Me anë të këtij certifikimi 16 zyrtarët e referimit nga Kosova do të testohen në mënyrë që në bazë të suksesit të tyre të hyjnë në sistemin e referimir të administruar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF). Certifikimi pasqyron arsimimin, përvojën e tyre, aftësitë dhe procesverbalin e punës së tyre. Me anë të këtij certifikimi ata do të përfitojnë Ëmblemën e Gjelbërt të Zyrtarëve të Referimit të ITF-së. Seminari do të zgjas gjashtë ditë dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë do të zhvillohet gjatë tre ditëve të ardhëshme dhe ka të bëjë me aspektin teorik të referimit, ndërsa pjesa e dytë që do të mbahet në fund të javës së ardhëshme ka të bëjë me aspektin praktik dhe referimin në teren të tenisit ku do të përfshihet referimi në vija të terenit të tenisit dhe referimi nga karriga apo referi kryesor. Shpenzimet për këtë seminar të rëndësishëm për tenisin kosovar i heq Departmenti për Sport, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

[:]