Categories
Lajmet

[:sq]Federata e Tenisit te Kosoves shpalli me te miret e vitit 2010[:]

[:sq]Gurash Hasani ndër meshkuj dhe Agona Shporta ndër femra, që të dy anëtarë të klubit të tenisit Prizreni u shpallën tenistët më të mirë të vitit 2010 nga ana e Federatës së Tenisit të Kosovës. Këta të dy e përfunduan vitin si tenistët e ranguar më së miri në ranglistën e FTK-së. Juniori më i mirë u shpall Arbnor Kadriu i klubit Trepça nga Mitrovica ndërsa Anduena Latifi nga klubi Prishtina u nderua me titullin e juniorës më të mirë të vitit. Klubi më i mirë u shpall klubi Prishtina që është fitues i Ligës së Kosovës në tenis. Pas kësaj ceremonie u mbajt edhe kuvendi vjetor i punës së Federatës së Tenisit ku kryetari Shkelzen Domi paraqiti para delegatëve raportin e punës së bashku me raportin financiar. Poashtu u paraqit dhe u diskutua edhe plani dhe programi i punës për vitin 2011 me theks të veqantë në dy pika. Projektin e Mini tenisit nëpër shkolla që do të filloj më 1 shkurt dhe do të zgjas 3 muaj me përfshirje të rreth 12 mijë femijëve të moshave 7-11 vjeqare si dhe vazhdimin e përpjekjeve për pranim në Tennis Europe dhe ITF.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Best of 2010[:]

[:sq]

[:]