Categories
Lajmet

[:sq]Kooperimi ITF – FTK[:]

[:sq]ITF-i (Federata Nderkombetare e Tenisit) e aprovon projektin e FTK-se dhe dergon sasin konsiderueshme te paisjeve per realizimin e projektit “Tenisi ne shkolla te Kosoves”. Fjala eshte per: 400 reketa te tenisit 60 rrjeta te tenisit dhe 1200 topa te tenisit. Projekti i FTK-s (“Tenisi ne shkolla te Kosoves”), cilin po e sponzoron ITF-i, e ka qellimin e prezentimit te tenisit ne sa me shume shkolla fillore te Kosoves. Prezentimi i tenisit tek femijët e moshes 6-11 vjeçare. Ngritja e masovitetit dhe cilesise se tenisit ne pergjethesi. Perfshirja e tenisit ne programe sportive të shkollave. Rritje e senzibilizimit tek prinderit dhe brezat e rinj per rendesine e edukimit sportiv nepermjet tenisit dhe vlerave qe ai i bart me vete. Formimin e sportisteve te ardhshem qe do te ishin kampionet potencial pas 10 vjetesh. Sa me shume te perfshire ne tenis, aq me shume lojtare cilesore-ambasadore te ardhshem te shtetit te Kosoves. Krijimi i vetedijes per nevojen natyrore per te levizur, per te luajtur, per tu ndeshur me te tjeret dhe per tu afirmuar. Permiresimi i infrastruktures sportive dhe ndertimi i fushave te tenisit. Te gjitha shkollat do te perfitojne rrjeta te tenisit, nje numer te raketave dhe topa, per vazhdimin e aktivitetit ne perparimin e njohurive të tenisit. Numri I nxenesve qe perfshihen ne kete projekt do te jet reth 12.000 nxenes te klaseve te uleta nga klasa e pare deri te klasa e peste. Projekti do te zhvillohet ne 40 shkolla, ne 8 komuna. Ne ket projekt do te punojne 19 trainera te licencuar duke u bazuar ne programet e ITF-it. Kjo eshte bashkepunimi i pare konkret ndermjet institucionit me te madh boteror te tenisit dhe Federates e tenisit te Kosoves. FTK-ja nuk eshte akoma e pranuar ne ITF, por ka siguru hyrjen ne te gjitha programe zhvillimore te ITF-it, si secili shtet cili i ka drejtat e plota ne ket trup.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Tenistët veteranë kosovarë në turne ndërkombëtar në Ulqin[:]

[:sq]Tenistët veteranë kosovarë për herë të parë pas pavarsisë së Kosovës morrën pjesë në një turne të tenisit ku morrën pjesë tenistë nga 6 shtete: Mali i Zi, Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Sllovenia, Rusia dhe Kosova. Në turneu e tenisit që u mbajt në Ulqin në fundjavë morrën pjesë 80 tenistët veteranë të ndarë në dy kategori, mbi 35 vjet dhe mbi 45 vjet. Tenistët kosovarë përveq se patën rastin të jenë për herë të parë në një turne ku morrën pjesë edhe tenistë nga Serbia dhe shtetet tjera të rajonit treguan edhe rezultate të kënaqshëme në një konkurencë shumë të fortë. Paraqitjen më të mirë e tregoi Naim Shehu i cili në turneun e kategorisë mbi 35 vjeq ku morrën pjesë 45 tenistë hyri në mesin e 16 më të mirëve në turne. Në gjiron e parë Shehu ishte i lirë ndërsa në të dyten e eliminoi tenistin malazez Boris Mijovic me rezulltat 7:3. Në gjiron e tretë Shehu humbi nga favoriti kryesor i turneut dhe bartësi i parë i turneut Mujo Dabcevic nga Mali i Zi. Në të njejtën kategori Jeton Hadërgjonaj në gjiron e parë e deklasoi Vladimir Maslakov nga Rusia me rezultat 7:2, por në gjiron e dytë humbi nga Milan Tomovic i Malit të Zi me 7:2. Ndërsa në kategorinë mbi 45 vjet paraqitje të mirë tregoi Mejdi Rexhepi që në gjiron e parë triumfoi ndaj Filip Popovic me rezultat 7:2. Në gjiron e dytë Rexhepi u mposht nga Memo Drobnjak nga Bosnja e Hercegovina me rezultat 7:3. Dy tenistët tjerë kosovarë në këtë kategori u eleminuan në gjironë e parë. Rifat Kasapolli humbi nga Dragan Lakovic me rezultat 7:4, ndërsa Agim Islami nga Goran Radonjic me rezultat 7:1. U mbajtën edhe turnet në konkurencën e çifteve. Naim Shehu dhe Jeton Hadërgjonaj edhepse treguan lojë mjaft të fortë u mposhtën nga çifti malazias Boljevic-Stankovic me rezultat 7:4. Dyshja tjetër kosovare Kasapolli-Islami humbi nga Lakovic-Dobrkovic 7:1. Pritet që ky turne të ketë jehonë pozitive në rrugën e ndërkombtarizimit të Federatës së Tenisit të Kosovës që pritet të ndodh në muajin mars 2010.

[:]