Categories
Lajmet

[:sq]Tenisi kosovar ne TRASNWORLD SPORT[:]

[:sq]Emisioni i njohur dokumentar sportiv “TRANSWORLD SPORT” qëndroi në Kosovë ku bëri filmime për njërin nga emisionet më të njohura spiortive me disa nga sportistët më me prespektivë në Kosovë. Transworld Sport është emision javor sportiv me bazë në Londër që shfaqet në 80 shtete të botës. Ndër kanalet më të nohura që e shfaqin këtë program është edhe Sky Sports. Në teritorrin e Ballkanit ky emision shfaqet në pogramin Sportklub (Croatia), Sportklub (Serbia), Sportklub (Slovenia) etj. Programi shfaqet një herë në javë me disa repriza brenda javës. Maljinda Kelmendi (Xhudo), Agona Shporta (Tenis), Ylli Pozherani (Pingpong) dhe një peshëngritës nga Kosova ishin protagonistët e këtij programi që flet për ushtrimet e tyre, ambiciet në të ardhmën, jetën e tyre shoqërore dhe familjare. Tenistja më e mirë në Kosovë për mosha të reja, 16 vjeqarja nga Prizreni, Agona Shporta prezentoi tenisin kosovar në këtë program. Gjatë filmimeve në Prizren që zgjatën afro 12 orë Transworld Sport bëri filmime të Agonës duke ushtruar në teren të tenisit me trajnerin e saj Naim Shehun. Xhirimi u be ne terenet e reja te tenisit ne Prizren qe priten te hapen javen tjeter.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Kampi njëjavor i tenistëve të rinjë kosovar në Ulqin[:]

[:sq]20 tenistët më të mirë kosovar të moshës prej 10-16 vjeqare do të marrin pjesë në kampin e tenisit njëjavor që do të mbahet prej 21-27 gusht në Ulqin. Kampi do të udhëhiqet nga 4 trajnerë të licensuar të tenisit nga Kosova që do të punojnë në të gjitha aspektet sportive të lojës së tenisit duke i kushtuar rëndësi pjëses taktike dhe përgaditjës fizike. Do të punohet 2 herë në ditë (5 orë në ditë ushrtrime) në kompleksin e mrekullueshëm të tereneve të tenisit në klubin e tenisit “Bellvue” në Ulqin. Kompleksi përbëhet nga 7 terene të tenisit dhe të gjitha objektet tjera përcjëllëse. Departamenti i Sporteve të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë mundësoi shkuarjen e tenistëve në kampin e Ulqinit.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]ENG Office 2010[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Dimitar Grabulovski bindshëm më i miri në “Eng Office 2010”[:]

[:sq]Tenisti më i mirë nga Maqedonia dhe i ranguari në vendin 1327 në ranglistën e ATP, Dimitar Grabulovski është fitues i edicionit të sivjetëm të turneut më prestigjioz që mbahet në Kosovë “Eng Office 2010”. 29 vjeqari Grabulovski ishte bindshëm më i mirë se Ferat Istrefi (19 vjeq) me rezultat 6:0, 6:1. Istrefi që jeton në Suedi është anëtar i përfaqësues së Shqipërisë në Davis Cup nuk arriti të i bëjë ballë lojës shumë të mirë të Grabullovskit. Për herë të parë në Kosovë takimin final e referoi një refere me licencë ndërkombtare. Ishte kjo tenistja dhe referja 20 vjeqare nga Zvicra, Arbenita Maliqi. Në edisionin e sivjetëm të Eng Office morrën pjesë 15 tenistë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Suedia dhe Gjermania. Menaxheri i Eng Office, Mejdi Rexhepi në fund i ndau shpërblimet për më të mirët e turneut. Fituesi u shpërblue me 1500 Euro, finalisti me 750, ndërsa 2 gjysëmfinalistët (Flavio Deçe nga Shqipëria dhe Dardan Maliqi nga Suedia) me nga 200 euro.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Profesionistët në finalen e “Eng Office Masters 2011”[:]

[:sq]Tenistët profesionist me rangim në listën botërore, ATP, Dimitar Grabuloski dhe Lubomir Çelebiç do të jenë finalistët që do të ndajnë terrenin për të shpallur fituesin e Eng Office Masters 2011. Turneu mbahet në terrenin e tenisit në lagjen Logreta në periferi të Prishtinës (rruga Prishtinë – Gjilan kilometri i katërt përballë ish-Hotel Madridit tani Hotel Dardania). Grabulovski deri në finale arriti, pasi që në ndeshjen e parë, Behar Kurteshi nuk u paraqit në terren, kurse në gjysmëfinale mposhti Gurash Hasanin me rezultatin 6:0, 6:4 në seta. Çelebiç në lojën e parë mposhti Zahir Ramën (6:0, 6:1), kurse në gjysmëfinale pati punë me kampionin e Shqipërisë, Flavio Deçe të cilin e mposhti me rezultatin 6:3, 7:6 në seta. 29 vjeçari nga Maqedonia, Grabuloski është fituesi i fundit dhe anëtar i David Cup ekipit të Maqedonisë që merr pjesë nëpër turne në Evropë, kurse aktualisht zë vendin 1300 në botë. Malaziasi 19 vjeçar, Çelebiç së fundi ka marrë pjesë në një turne në Itali për pikë të ATP-së para setë vinte në Prishtinë, ai aktualisht zë vendin 1350 në botë. Pjesëmarrës të turneut ishin 8 tenist, katër nga Kosova (Gurash Hasani, Granit Bajraliu, Behar Kurteshi dhe Zahir Rama) dhe 4 tenist të huaj: Dimitar Grabulovski nga Maqedonia (fitues i fundit), Lubomir Celebic (ATP ranking numër 1300 në botë), Ferat Istrefi (Davis Cup ekipi i Shqipërisë) dhe Flavio Deçe (kampion dhe Davis Cup ekipi i Shqipërisë). “Hasani tregoi se ka bazë të mirë të lojës, por mendoj se duhet ende punë, sidomos në aspektin fizik. Besoj se finalja do të jetë interesante, Çelebiçështë lojtar i mirë dhe perspektivë”, tha Grabuloski. Finalja luhet të shtunën me fillim në ora 17:15 dhe transmetim direkt në RTK. Rezultatet gjysmëfinale Lubomir Çelebiç – Flavio Deçe 6:3, 7:6 Dimitar Grabuloski – Gurash Hasani 6:0, 6:4 Në finale, të shtunën në ora 17:00, takohen, Dimitar Grabuloski (Maqedoni) – Lubomir Çelebiç (Mali i zi)

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Arbenita Maliqi triumfon ne “Kosova Ladies Open 2010”[:]

[:sq]Në Prishtinë përfundoi turneu i tenisit “Kosova Ladies Open 2010” që u mbajt në terenet e klubit të tenisit Prishtina. Fitues doli tenistja 20 vjeqare që jeton në Zvicër Arbenita Maliqi që në finale triumfoi ndaj Nertila Gashit me rezultat 5:7, 6:1, 6:1. Seti i parë kishte një rrjedh interesante dhe lojë të fortë nga të dyja tenistet ku Nertila u gjend më mirë dhe e fitoi setin e parë 7:5. Por, në vazhdim Arbenita u këndell dhe me një lojë të bukur arriti të i fitoj i fitoi në vazhdim të dy setet me rezultat 6:1 dhe të triumfoi në turneun “Kosova Ladies Open 2010” që pritet të jetë tradicional. U mbajt edhe finalja ne çifte ku Arbenita Maliqi dhe Fitore Morina që ishin më të mira se Jeta Haxhishabani dhe Ardita Maliqit Turneun u mbështet nga Departamenti i Sportit të Kosovës dhe u organizua nga Klubi i tenisit Prishtina.

[:]