Categories
Lajmet

[:sq]Gjakova Open 2010 per vajza[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Ne Gjakove perfundoi U-14 dhe U-16 per femra[:]

[:sq]Në organizim të klubit Sporek në Gjakovë u mbajt turneu për femra në kategoritë U-14 dhe U-16. Fituese ne kategorinë U-14 doli Fiona Polloshka nga klubi Sporek që në finale ishte më e mirë se Anesa Mustafa e klubit Trepça nga Mitrovica me rezultat 9:4. Ndërsa në kategorinë U-16 më e mira në këtë turne ishte Agona Shporta nga Prizreni që në finale triumfoi kundës Anesa Mustafës nga Mitrovica me rezultat 6:3, 7:5.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Zyrtari i lartë i ITF-së qëndroi në Kosovë[:]

[:sq]Hrvoje Zmajic, zyrtari më i lartë për zhvillim i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) për Europë, qëndroi për një vizitë zyrtare në Kosovë ku u informua për situatën e përgjithëshme në tenisin kosovar si dhe me mundësitë e ndihmës që ITF-ja do të i jep Federatës së Tenisit të Kosovës për zhvillimin e tenisit e sidomos në punën me gjeneratat e reja dhe me shkollimin e trajnerëve.
Zmajic tha se “ardhja ime këtu është një hap i rëndësishëm për tenisin kosovar pasi që i hapën dyert e bashkëpunimit zyrtar në mes të ITF-së dhe Federatës së tenisit të Kosovës që besoj se do të i ndihmoj tenisit kosovar të zhvillohet. Unë këtu shoh një entuziazëm për punë si nga ana e udhëheqësve të FTK-së por edhe nga ana e tenistëve dhe besoj se ju duke investuar në terene të reja të tenisit dhe ne nga ITF-ja duke ju ndihmuar në shkollimin e trajnerëve dhe projekte konkrete për më të vegjëlit dhe të rinjët do të arrijmë të e ngrisim nivelin e tenisit në Kosovë në një nivel të lartë”.
Kryetari i FTK-së, Shkelzen Domi i dhuroi Zmajicit “Hyjneshën në Fron” si dhuratë kujtimi nga vizita e tij e parë në Kosovë.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Gurash Hasani triumfon në “Dielli Teb Open”[:]

[:sq]Gurash Hasani doli fitues i turneut të 9-të me rradhë “Dielli Open” që u mbajt nën organizim të klubi të tenisit DielliX në terenet e tenisit Nic Holding në fshatin Muzakaj. Gurashi në një finale të fortë ishte më i mirë se tenist i klubit Prishtina, Granit Bajraliu me rezultat 6:4, 6:7, 6:2. 21 vjeqari nga Prizreni që karrierën e tenisit është duke e vazhduar në Franfurt të Gjermanisë, e ngriti për herë të parë trofeun e vetëm që i mungonte ne karrierën e tij të deritashme në tenis. Gurashi u shpërblye me 400 euro për triumfin në finale derisa sponzor të turneut ishin: Teb Banka, Aeroporti i Prishtinës, Nic Holding etj. Sponzor medial ishte RTK që e transmetoi direkt takimin final.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Turneu memorial “Perlat Voshtina 2010″[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Hrvoje Zmajic ne Kosovë[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]DIELLI TEB OPEN 2010[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Prishtina SENIOR TOUR 2010 40+, 22-24 May 2010[:]

[:sq]Me daten 22-24 Maj 2010, ne terrenet e KT Prishtina u mbajt turneu “Prishtina Senior and Veterans Open 2010”. Morren pjese 16 teniste dhe ne pergjethsi, mbarevajtja e turneut shkoi mire. Ne gjysemfinale kaluan: Shkelzen Domi, Gezim Mehmeti, Abedin Bahtiri dhe Mejdi Rexhepi. Pas 2 meqeve interesante gjysemfinale me plot kthesa, ne finale hyne Domi dhe Rexhepi. Finalja u mbajt ne mbremjen e dites se hene dhe u luajt nen reflektore. Meqi final ishte dukshem me i forte se te gjitha meqet tjera dhe nga te dy lojtaret, u pane poena interesante.
Turneun e fitoi Mejdi Rexhepi, i cili ngadhenjeu kunder Shkelzen domit me rezultat 6:4 dhe 7:5

[:]