Në Prishtinë ka filluar seminari nëntë ditor i certifikimit të trainerëve të tenisit që po mbahet në fushat e tenisit “Nic Petrol’ në fshatin Muzakaj. Seminarin e udhëheq Goran Shevcenko nga Maqedonia që do të e bëjë vlerësimin final të 20 kandidatëve nga të gjitha klubet e tenisit në Kosovë. Certifikimi i trajnerëve me standarde ndërkombtare është ndër pikat kryesore të programit të punës së Federatës së tenisit të Kosovës. FTK për herë të parë do të ketë sistemin e saj të certifikimit të trajnerëve, ashtu si e kanë të gjitha shtetet tjera. Ky certifikim do të ndihmon në ngritjen e nivelit të dijës së trainerëve që punojnë me fëmijë dhe të rinjë. Ngritja e nivelit profesional të punës do të ndikoj në ngritjën e kualitetit të tenistëve në vitet në vijim. Certifikimin e sponzoroi Departamenti i Sporteve të Kosovës.