Categories
Lajmet

[:sq]Vizita zyrtare ne Wimbledon[:]

[:sq]Nënkryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadergjonaj dhe anëtari i bordit të FTK-së, Naim Shehu qëndruan në Londër gjatë javës së parë të turneut më të famshëm të tenisit “Wimbledon”. Delegacioni i FTK-së pati takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Inernational Tennis Federation-ITF (Federatës Ndërkombtare të Tenisit) dhe të Tennis Europe-TE(Federatës Europiane të Tenisit). Në takimin që u mbajt në selinë e ITF-it në Londër delegacioni i FTK-së u prit nga z. Juan Margets, Nënkryetari Ekzekutiv i ITF-së. Takimi ishte i përzemërt dhe zgjati më shumë se një orë, nënkryetari Hadërgjonaj e informoi hollësisht njeriun e dytë të tenisit botëror për tenisin kosovar ku u dhanë shumë informata për historikun, të tashmen e tenisit të Kosovës dhe për planin 4 vjeqar të FTK-së. Poashtu delegacioni kosovar e informoi z. Margets edhe për sportin kosovar në përgjëthësi dhe për pranimin e 5 federatave sportive kosovare në ato europiane dhe botërore. Sigurisht se tema kryesore e takimit ishte antarësimi i Federatës së Tenisit të Kosovës në ITF ku delegacioni ynë duke prezentuar fakte edhe nga situata e re gjeo-politike në rajon me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, kërkoi nga z. Margets që antarësimi i Kosovës në ITF të jetë sa më i shpejtë. Z. Margets i siguroi delegacionit kosovar se çështja e pranimit të Kosovës në ITF tani më është dhe do të jetë temë e takimeve të zyrtarëve me të lartë të tenisit botëror dhe se duhet të shiqohen mundësit që antarësimi në ITF të bëhet në vitin 2010 pasi që së pari duhet të bëhet antarësimi i FTK-së në Federatën Europiane të Tenisit (Tennis Europe). Deri në vitin e ardhshëm do të shiqohen mundësit e bashkëpunimit dhe ndihmës së ITF-së ndaj FTK-së si dhe hapat e koordinuara për çështjen e antarësimit. Në takimin tjetër me rëndësi që u mbajt në ambientet ku po zhvillohet turneu i Wimbledonit, delegacioni i Kosovës u takua me z. Peter Bretherton, anëtarin e Bordit të Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) dhe Nënkryetarin e Federatës së Tenisit të Britanisë së Madhe si dhe me Carola Loffler, asistente e z. Olli Maenpaa Shefit Ekzekutiv të Tenis Europe dhe Koordinatore për Punë të Jashtme në Tennis Europe. Delegacioni kosovar i informoi hollësisht për të gjitha çështjet që lidhen me tenisin kosovar dhe sportin kosovar në përgjëthësi por edhe me situaten e re gjeo-politike ne Europë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Natyrisht që vëmëndje e veqantë iu shtrua çështjes së pranimit të FTK-së në Tennis Europe ku delegacioni kosovar me këmbëngulje kërkoi që ky pranim të ndodh në mbledhjen e ardhëshme vjetore të Tennis Europe që e ka mandatin për pranimin e anëtarëve të rinjë e që do të mbahet në Riga të Latvisë nw mars tw vitit 2010. Delegacioni i Tennis Europe tha që kjo organizatë tani më është në dijeni për rrjedhat e tenisit në Kosovë dhe se do të vazhdojnë diskutimet edhe në mbledhjet e ardhëshme të Bordit. Deri në mbledhjen e ardhshme vjetore të Tennis Europe duhet të vazhdohet me bashkëpunim të ndërsjelltë të. Delegacioni i Tennis Europe u interesua detajisht edhe për shumë çështje në organizimin e klubeve të tenisit në Kosovë dhe të Federatës së Tenisit.
FTK do të aplikoj zyrtarisht për antarësim në TE dhe ITF së shpejti.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Dielli TEB Open 2009[:]

[:sq]

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Perfundoi turneu “Dielli TEB Open 2009”[:]

[:sq]Kurteshi për herë të katërt.
Tenisti i KT Prishtina, Behar Kurteshi, për herë të katërt ka triumfuar në turneun më të njohur të tenisit në Kosovë, “Dielli Teb Open 2009”. Kurteshi, në finalen e luajtur të shtunën, e ka mposhtur shokun e tij të klubit, Granit Bajraliu, me rezultat 6:4, 1:6, 6:1 në sete.
Në fushën e tenisit “Nic Holding”, në Muzakaj, adhuruesit e këtij sporti u ndanë të kënaqur me lojën që treguan tenistët Kurteshi e Bajraliu, dy tenistët që sa herë takohen ndërmjet vetes japin më të mirën e lojës dhe tregojnë rivalitet të madh. Kurteshi ishte më i shkathët, më i saktë dhe më syçelë, duke e fituar finalen me mjaft mund të madh. Seti i parë u karakterizua me një rivalitet të madh dhe përfundoi në favor të Kurteshit (6:4). Në setin e radhës, Bajraliu kthehet në lojë, e bën më të mirën, duke e fituar setin shumë bindës (1:6). Deri sa pritej një vazhdim i tillë edhe në setin e tretë, Kurteshi gjeti moral dhe pas thyerjes së rezultatit në gemin e tretë (2:1) e vazhdoi marshimin për ta fituar Kupën gjigante të dhuruar nga organizatorët e KT Diellix, që e ndau zv./drejtori i TEB Bankës, Dukagjin Shulemaja.
Me këtë triumf, Kurteshi është barazuar me katër tituj të turneut “Dielli TEB Open”, aq sa ka edhe Jeton Hajdari.
Turneu, që mblodhi 32 tenistët më të mirë, për herë të parë është organizuar në terrenet e NIC Holding në Muzakaj dhe në shtresën e barit artificial.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Ne finale, Kurteshi dhe Bajraliu[:]

[:sq]Do të përsëritet finalja e vjetshme e turneut më të njohur të tenisit, Dielli TEB Open 2009, kur të shtunën do të takohen kampioni i tri viteve të fundit, Behar Kurteshi dhe Granit Bajraliu. Të dy tenistët e KT Prishtina të enjten në gjysmëfinale kanë mposhtur kundërshtarët e tyre që po ashtu janë anëtar të këtij ekipi. Kampioni aktual i Kosovës dhe bartësi i parë i këtij turneu, Kurteshi mposhti Besart Halimin 6:2, 6:3 në seta. Kurteshi nuk pati shumë problem për të shënuar fitore dhe këtë e arriti pasi që ju përshtat më mirë terrenit të barit artificial. Bartësi i dytë, Bajraliu eliminoi favoritin e shumë kujt dhe ish-kampionin e Kosovës, Jeton Hajdarin (7:5, 7:5). Bajraliu shfrytëzoi më shumë lojën me topa sa më shumë në lojë, kurse kjo nuk i shkoi për shtati Hajdarit i cili është mësuar më shumë me lojë në terrene të shpejta.
Finalja do të jetë përsëritje e një viti më herët, por kësaj radhe të dy tenistët janë në formë, kurse Bajraliu hyn në finale pas triumfit të para disa javësh në Tiranë ku fitoi turneun, Përlat Voshtina. Ballafaqimi i tyre edhe në një finale pritet të sjellë lojë të mirë dhe vazhdim të sfidës së aktualisht dy tenistëve më të mirë të Kosovës.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Riaktivizimit te fushave të tenisit në kompleksin sportiv ‘ Karagaq’ – Peje[:]

[:sq]Me vet iniciativë të disa entuziastëve të tenisit te qytetit të Pejës pas plot 5 viteve filluan punimet rreth riaktivizimit te fushave të tenisit në kompleksin sportiv ‘ Karagaq’. Dje dhe sot është bërë pastrimi i tereneve nga dheu dhe gërmadhat të cilat ishin krijuar gjatë 5 viteve te kaluara ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet që te fillohet me shtruarjen e tereneve me rërë dhe materiale tjera të nevojshme për rivitalizimin e fushave egzistuese. Mjetet financiare për pastrimin e fushës janë siguruar nga vet ish-tenistët pejan përderisa për vazhdimin e punimeve pritet te gjinden sponzorët e nevojshëm. Për riaktivizimin e fushave ndihmë ka premtuar edhe Kuvendi Komunal i Pejës

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Treneri kosovar i tenisit në hapje të shkollës së tenisit në Ulqin[:]

[:sq]Jeton Hadergjonaj, trener i tenisit nga Prizreni që është trener i licensuar ndërkombtarisht mori pjesë gjate dy javëve të shkuara në hapje të shkollës së tenisit në Ulqin. Në iniciativë të banorëve vendas janë riaktivizuar 4 terene të tenisit në kompleksin e hoteleve “Bellvue’ në Plazhin e madh të Ulqinit. Poashtu u riformua Klubi i tenisit që ishte shuar qysh para 20 vitesh. Klubi tani udhëhiqet nga Nazif Cungu që ka mbledhur një ekip të mrekullueshëm për menaxhim sa më të mirë të klubit.
Ajo që ishte befasi e këndshme për të gjithë ishte regjistrimi i 110 fëmijëve nga Ulqini në shkollën e tenisit. Treneri kosovar së bashku me trenerin nga Podgorica, Miki Golubovic i dhanë orët e para të shkollës së tenisit e cila do të vazhdoj gjatë tërë verës. Ulqini qytet bregdetar në Mal të Zi që ka 21.000 banore ndër të cilët mbi 80 % janë shqiptarë na dha një mësim të mirë se si duhet të investohet, administrohet dhe te pasurohet jeta kulturo-sportive e qyteteve tona. Ndërsa numri i madh i fëmijëve vetëm se tregon se edhe fëmijët tanë janë të interesuar për të u inkuadruar në sport por i mungon infrastruktuara dhe organizimi në nivel komunal që do të i mundësonte atyre arritje të rezultateve kulminante në sport dhe largim nga rruga që i dërgon në degjenerim.
Jeton Hadërgjonaj, që është edhe nënkryetar i Federatës së Tenisit të Kosovës pati në Ulqin takim me Dimitrije Rasovic, kryetarin e Federatës së tenisit të Malit të Zi. Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit të të dyja federatave.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Fillim pa befasi në Dielli TEB Open 2009[:]

[:sq]Prishtinë, 13 qershor – Pa ndonjë befasi të veqant ka kaluar dita e parë në turneun e tensisit për senior, Dielli TEB Open 2009. Turneu për herë të parë është duke u mbajtur në terrenet e NIC Holding në Muzakaj në shtresën e barit artificial, që po ashtu ishte risi për shumë tenist të klubeve më të mira të Kosovës. Të gjithë bartësit të cilët kanë qenë në aksion të shtunën në ditën e parë të turneut kanë kaluar pa problem pengesat e para. Megjithatë pritet që në xhiron e dytë të shënohen befasi. Bartësi i parë dhe i dytë i tuneut, Behar Kurteshi (Fitues i tri viteve te fundit ne Dielli Open) dhe Granit Bajraliu (fitues i turneut Perlat Voshtina ne Tirane para dy javesh) kaluan xhiron e parë pa lojë. Perveq ketyre dyve pritet qe ne sfiden per Kupen e madhe te turneut me te mire te Kosoves ne tennis, Dielli TEB Open 2009 te kyqet edhe ish-kampioni I Kosoves, Jeton Hajdari I cili eshte duke treguar loje shume te mire, dhe poashtu oshte fituesi i katerfisht i keti turneu.
Rezultatet e xhiros së parë të Dielli TEB Open 2009:
Ekrem Hajdari – Vendim Bytyqi 3:6 ,6:0 ,6:3 Shkumbin Lajçi – Diamant Hajrullahu 7:6,7:5 Besart Halimi – Zahir Rama 6:3 ,2:6 ,6:3 Bekim Ramku – Visar Behrami 6:3 ,6:4 Burim Gashi – Agim Abazi 6:1 ,6:1 Durim Morina – Art Grubi 6:3 ,6:0 Bajram Ibrahimi – Petrit Reçica 6:1, 6:4 Osman Reçica – Leotrim Latifi 7:6 ,7:6 Naim Shehu – Besart Reçica 6:0 ,6:2 Jeton Hajdari – Arber Xani (Hajdari fitoi pa lojë, Xani i lënduar) Argjent Lecaj – Agim Gjocaj (Lecaj fitoi pa lojë, Gjocaj nuk u paraqit) Dardan Sopiani – Vigan Hoxha (Sopiani fitou pa lojë, Hoxha i lënduar) Shkumbin Hoxha – Genc Morina të dielën Arian Ibrahimi – Burim Çitaku të dielën

[:]