Categories
Lajmet

[:sq]Granit Bajraliu fiton turneun e tenisit ne Shqiperi[:]

[:sq]Tenisti 20 vjeqar nga Prishtina, Granit Bajraliu fitoi turneun e hapur “Perlat Voshtina” që u mbajt në Tiranë, Shqipëri.
Graniti në finale u takua me tenistin nga Tirana Genc Çakshiri. Pas një takimi të fortë dhe interesant Granit Bajraliu fitoi me rezultat 6 : 4, 6 : 4.
Në turneun në Shqipëri morrën pjesë 5 tenistë nga Kosova. Udhëtimi i tyre u sponzorizua nga Departamenti i Sporteve të Kosovës dhe nga Federata Shqiptare e Tenisit.

[:]

Categories
Lajmet

[:sq]Ne Prizren u mbajt turneu i tenisit ne dy kategori te junioreve[:]

[:sq]Nën organizimin e klubit të tenisit “Wimbledon” në Prizren u mbajt turneu i tenisit në dy kategori të juniorëve. 22 tenistë të rinjë nga 5 klube kosovare i treguan aftësitë e tyre në sportin e tenisit. Në kategorinë U-16 dominuan tenistët e rinjë të klubit “Trepça” nga Mitrovica. Arbnor Kadriu dhe Petrit Kadriu u takuan në finale. Fitorja i takoi Arbnor Kadriut i cili ishte më i mirë në dy sete: 6:2, 7:6. Ndërsa në kategorinë U-18 dominuan tenistët e rinjë nga Prizreni. Durim Morina në finale ishte më i mirë se shoku i tij i klubit “Wimbledon” Vendim Bytyqi me rezultat 6:3, 6:2. Me ketë fitore prizrenasi 18 vjeqar Durim Morina tregoj se është tenisti më i mirë i Kosovës në kategorinë e juniorëve.
Durimi triumfoi rradhazi në 23 turne të kategorive të reja. Ky turne është i pari në kalendarin e Federatës së Tenisit të Kosovës.
Vikendin e ardhshëm në Gjakovë mbahet turneu i femrave në kategori të reja.

[:]