Informata të RËNDËSISHME nga TENNIS EUROPE për lojtarët që do të marrin pjesë në turnet TE Junior Tour

  • Pri 02, 2021

Ju rikujtojmë se turnet e Tennis Europe Junior Tour do të funksionojnë nën protokollet e reja të Shëndetësisë dhe Sigurisë ‘Për Kthimin në Gara’, të cilat supozohet që i keni lexuar. (Mund t’i lexoni te ky link: https://www.tenniseurope.org/…/Return-to-Competition…)

Këto protokolle janë krijuar me qëllim që të sigurohet një mjedis sa më i sigurtë për të gjithë të pranishmit në turne, të cilat përfshijnë:

– Hyrja në turne kryhet online (shih më poshtë)

– Kontrollimi ditor i temperaturës për të gjithë të pranishmit në vendin ku zhvillohet turneu

– Zyrtarin për COVID-19 i emëruar nga organizatori i turneut

– Vendosja e maskës kur je jashtë fushave

– Udhëzime të rrepta higjienike

– Mbajtja e distancës sociale

– Pa shikues

– Një lojtar mund të ketë maksimumi një shoqërues

– Të miturit nën 16 vjeç nuk lejohen të vijnë pashoqërues në turnet e Tennis Europe Junior Tour

– Rezervimi i fushës për ushtrime duhet të kryhet në distancë(përmes telefonit, e-mailit ose online). Lojtarët nuk mund të ushtrojnë nëse nuk kanë kryer rezervimin paraprakisht.

HYRJA

Hyrja për Kualifikime dhe Short kyesor tashmë mund ta kryeni në tre mënyra:

Për Single:1. Online(metodë e re dhe e preferuar). Për ta kryer hyrjen online ju duhet të hyni te llogaria juaj e Tennis Europe dhe të ndjekni udhëzimet që ju jepen në webfaqe.

a. Për kualifiki me: për lojtarët që janë në kualifikime apo në listën e pritjes për kualifikime duhet ta kryejnë hyrjen në turne përmes telefonit ose në vend. Hyrja online për turne hapet 24 orë para afatit për hyrje dhe mbyllet në ora 18:00, një ditë para se të fillojnë ndeshjet kualifikuese.

b. Për shortin kryesor: Për lojtarët që janë në listën e të pranuarve në turne. Hyrja online në turne hapet 24 orë para afatit për hyrje dhe mbyllet në ora 18:00, një ditë para se të fillojnë ndeshjet e shortit kryesor.

2. Hyrja përmes telefonit. Lejohen vetëm thirrjet me zë. E-mail-at ose mesazhet nuk lejohen.Lojtarët në listën e të pranuarve ose atyre në pritje duhet ta kryejnë hyrjen në turne duke e telefonuar referin në telefon ose hyrjen me kry te vendi.

a. Lojtarët nga lista e të pranuarve në kualifikime, të cilët dëshirojnë ta ruajnë kualifikimin për në Shortin Kryesor gjithmonë duhet ta kontaktojnë Referin me telefon ose të shkojnë në vend. Përshkak se kjo nuk është e mundshme të kryhet përmes webfaqes online.

b. Lojtarët të cilët aplikojnë për Përjashtime të Veçanta hyrjen në turne duhet ta kryejnë duke e kontaktuar referin e turneu aktual ku ata janë, i cili duhet të bjerë në kontakt me referin e turneut në të cili do të luaj lojtari përkatës. Kjo duhet të kryhet vetëm në këtë formë përshkak se nuk është e mundshme të kryhet përmes webfaqes online.

c. Hyrja përmes telefonit hapet në ora 15:00 dhe mbyllet në ora 18:00 sipas orës lokale të ditës që është afati për Hyrje.

3. Në vend. Lojtarët hyrjen mund ta kyejnë edhe në vendin e turneut, me referin prezent. Hyrja në turne fillon në ora 15:00 dhe mbyllet në ora 18:00 sipas orës lokale të ditës që është afati për Hyrje.Lojtarët e pajisur me Wild Card nuk kanë nevojë ta kryejnë hyrjen në turne, vetëm ta kontaktojë referin dhe ta konfirmojnë Wild Card-en sipas orarit të paraparë.Lojtarët duhet të jenë në dispozicion të luajnë që nga dita e parë kur fillojnë ndeshjet në bazë të orarit të caktuar.Lojtarët menjëherë pasi të mbërrijnë duhet ta kryejnë pagesën për turne te organizatori i turneut.

Doubles

Për Double hyrja në turne nuk është e mundshme të kryhet online, mirëpo mund ta kryeni përmes telefonit ose në vend të turneut. Të dy lojtarët e ekipit duhet ta kyejnë hyrjen. Hyrja përmes telefonit ose në vendin e turneut hapet një ditë para afatit dhe mbyllet në ora 12:00 në orën lokale, në ditën e parë kur luhen lojët Single.

Dhe krejt në fund para se lojtarët të udhëtojnë në një turne duhet të kontrollojnë webfaqet e qeverive të vendeve përkatëse, të shohin nëse kanë kufizime kufitare ose kërkesa të veçanta për hyrjen në atë shtet.

LUAJ SIGURT!🎾💪

#FTK#TE#TennisEurope#TennisEuropeJuniorTour#Covid19Protocols#Tenniskosova

Share this post