Top Reklama Open 2017 ne kategorine ROG

Ne organizin te KT Peja dhe Federates se Tenisit te Kosoves si dhe me mbeshtetje te Kompanise Top-Reklama, ne kompleksin sportiv “Karagaçi” ne Peje eshte zhvilluar turneu Top Reklama Open 2017 ne kategorine ROG ku moren pjese shumica e klubeve kosovare .
Ne kategorine e topit te kuq ne konkurencen e vajzave vendi i pare i takoi Tea Abazaj e KT Peja ndersa te djemt me i miri ishte Sufjan Baruti i KT Sporek-Gjakove.
Ne kategorine e topit te portokallte me e mira doli Tiara Berisha e KT Sporek e cila ne finale me 2-1 ne sete mposhti garuesen vendase Liza Lika . Ne konkurencen e djemve ne “orange” titulli i me te mirit i takoi Yll Smakollit te Trepces i cili ne finale mposhti Ian Broqin r KT Peja.
Meçet me interesante dhe me kualitative ishin ato ne tenisin “green” . Te vajzat trofeun e ngriti Dejza Shabi e KT Peja e cila ne finale me 2-1 ne sete mposhti Maria Djukic nga TK Winner – Gracanice ndersa ne konkurencen e djemve me i miri perseri doli Filip Pavic nga Gracanica i cili ne finale ishte me i mire se befasia me e kendshme e turneut Baton Haxhiu nga KT Sporek.

Fotot mund ti gjeni: KLIKO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *