Tirana Open 2012 per veterana

Në organizim të Federatës Shqiptare të Tenisit, qendrës sportive dhe turistike National Sport Park në Tiranë dhe të Hotelit Diplomat, në Tiranë u mbajt turneu i hapur i veteranëve të tenisit.Në kompleksin e bukur National Sport Park , ku në një sipërfaqe prej 3 hektarësh janë dy pishina dhe 6 terrene të tenisit, u mblodhën 16 tenistë nga Shqipëria dhe Kosova. Mosha e tyre ishte prej 35-65 vjeq.Të gjithë tenistët u ndanë në katër grupe, ku mosha nuk ishte kriter. Takimet në grupe u luajtën në sistemin Raund Robin, pra sejcili me sejcilin. Dy të parët e cdo grupi u kualifikuan per eliminatore, ku i pari një grupi u takua me të dytin e grupit tjetër. Nga Kosova morën pjesë Naim Shehu Pz, Shkelzen Domi Pr, Mejdi Rexhepi Pr, Gazmend Pula dhe veterani më i moshuar /65 vjec/Agim Islami Pr. U luajt një tenis kualitativ , ku mbizotëroi atmosfera shoqërore dhe vllazërore. Mikëpritja e nikoqirëve ishte e jashtëzakonshme, ku kishte shum humor, barcoleta, ushqim dhe birra të ftohta. U dakorduam që të kemi sa më tepër këso takimesh të veteranëve,të cilët lëviznin dhe luanin tenis kualitativ,sikur të ishin në moshën e rinisë.
Në singël u zhvillua një takim shum dramatik ndërmjet Shpend Kalleshës dhe Arjan Shanaj ku fitoi Shpendi me rezultat 2:0 (6:2, 6:3)
Ndërsa dy Kosovarët Shelzen Domi dhe Naim Shehu fituan në lojën e qifteve bindëshëm ndaj çiftit YmeriArapi me rezultat 2:0 (6:1, 6:1). Për fituesit u ndanë kupat dhe shpërblimet në të holla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *