Takimi Online me Zyrtar nga ITF

23 Korrik 2020

Takimi Online me Zyrtar nga ITF

Përfaqësues nga Federata e Tenisit e Kosovës kanë mbajtur dje takim online me Drejtorin për Zhvillim të ITF z. Vitor Cabral dhe Menaxherin për zhvillim të TE z. Maciej Szymonski.

Në takim u diskutua rreth projekteve aktuale të ITF të disponueshme për shoqatat kombëtare.

Situata e “Covid – 19” ka ndikuar po ashtu edhe në gjendjen e përgjithshme të ITF, andaj këtë vit do të ketë edhe kufizime financiare si pasojë e pandemisë.

Njëheri lajmi i mire është se garat për U14 dhe U16 do të fillojnë me 31 gusht, në të cilat do të merren një sërë masash strikte në mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë tha z. Cabral.

Takimi u mbajtë përmes platëfomës Skype.