Perfaqesuesja U-18 ne Ulqin

Përfaqësuesja U-18 në tenis qëndroi në Ulqin Tenistët më të mirë të Kosovës të grupmoshës deri në 18 vjeç qëndruan në Ulqin për përgatitje njëjavore. Të udhëhequr nga dy trajnerët Granit Bajraliu dhe Jeton Hajdari, tetë tenistët në kampin përgatitor në Ulqin punuan me zell nga 6 orë në ditë duke përmbushur me sukses planin e punës dhe qëllimet e kampit. Kampi njëjavor u organizua në kushte jashtëzakonisht të mira që ofron Klubi i Tenisit “Bellevue” në Ulqin që gjithëmon kanë shfaqur admirim dhe mikpritje vëllazërore ndaj tenistëve kosovar. U zhvillua edhe një takim miqësor në mes të përfaqësueses tonë dhe klubit nga Ulqini ku fitoi Kosova me rezultat 3-2. Vlen të përmendet se në Klubin e tenisit “Bellevue” të Ulqinit punojnë si trajnerë dy trajner profesionistë. Njëri nga Kroacia dhe tjetri nga Serbia. Që të dy ishin të mahnitur me vullnetin dhe kualitetin e tenistëve të rinj nga Kosova që pa të drejte po mbahen të izoluar në pamundësi të pjesëmarrjes në turne zyrtarë të organizuar nga Tennis Europe dhe ITF. Kampin e bëri të mundur Departamenti i Sporteve pranë MKRS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *