Peja Kids Open 2011

U mbajt “Peja Kids Open” për fëmijët 5-12 vjeq I organizuar nga Klubi i tenisit “Besa” nga Peja dhe nga Federata e Tenisit të Kosovës, në Pejë u mbajt me shumë sukses turneu i parë në histori të tenisit kosovar për fëmijët e moshave 5-12 vjeqare. Në turne morrën pjesë 65 djem e vajza nga të gjitha klubet kosovare. E veqanta e këtij turneu ishte edhe pjesëmarrja e fëmijëve sërb nga Komuna e Graçanicës. Turneun e shpalli të hapur Kryetari i Komunës së Pejës, z. Ali Berisha, i cili përveq që i uroj fëmijët për suksese i premtoi ndihmë tenisit pejan. Turneu u zhvillua në 6 kategori të ndryshme. Rezultatet sipas kategorive: · Vajzat deri në moshën 8 vjeqare (U-8) fituese Arba Gjikolli e klubit Besa nga Peja · Djemtë deri në moshën 8 vjeqare (U-8) fitues Diell Mehmeti i klubit Diellix nga Prishtina · Vajzat deri në moshën 10 vjeqare (U-10) fituese Elisa Gecaj e klubit Besa nga Peja · Djemtë deri në moshën 10 vjeqare (U-10) fitues Dion Kajdomçaj i klubit Prishtina · Vajzat deri në moshën 12 vjeqare (U-12) fituese Anita Jovanoviq e klubit Graçanica · Djemtë deri në moshën 12 vjeqare (U-12) fitues Aleksa Dimitrijeviq i klubit Graçanica Turneu u mbajt sipas rregulloreve të reja të garave për mosha të reja të ITF-së për grupmosha të reja që përfshijnë terene më të vogla për fëmijë, topa më të butë të tenisit dhe reketa më të lehtë. Federata e Tenisit të Kosovës është pjesë e programit zhvillimor të ITF-së dhe me një organizim të tillë ka treguar se në Kosovë ka shumë entuziazëm për zhvillimin e sportit të tenisit dhe se duhet të punohet në të gjitha nivelet për përmirësimin e kushteve për tenistët, në shtimin e numrit të tereneve të tenisit, e sidomos të tereneve të mbyllura për vazhdimin e aktivitetit gjatë dimrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *