Ne finale, Kurteshi dhe Bajraliu

Do të përsëritet finalja e vjetshme e turneut më të njohur të tenisit, Dielli TEB Open 2009, kur të shtunën do të takohen kampioni i tri viteve të fundit, Behar Kurteshi dhe Granit Bajraliu. Të dy tenistët e KT Prishtina të enjten në gjysmëfinale kanë mposhtur kundërshtarët e tyre që po ashtu janë anëtar të këtij ekipi. Kampioni aktual i Kosovës dhe bartësi i parë i këtij turneu, Kurteshi mposhti Besart Halimin 6:2, 6:3 në seta. Kurteshi nuk pati shumë problem për të shënuar fitore dhe këtë e arriti pasi që ju përshtat më mirë terrenit të barit artificial. Bartësi i dytë, Bajraliu eliminoi favoritin e shumë kujt dhe ish-kampionin e Kosovës, Jeton Hajdarin (7:5, 7:5). Bajraliu shfrytëzoi më shumë lojën me topa sa më shumë në lojë, kurse kjo nuk i shkoi për shtati Hajdarit i cili është mësuar më shumë me lojë në terrene të shpejta.
Finalja do të jetë përsëritje e një viti më herët, por kësaj radhe të dy tenistët janë në formë, kurse Bajraliu hyn në finale pas triumfit të para disa javësh në Tiranë ku fitoi turneun, Përlat Voshtina. Ballafaqimi i tyre edhe në një finale pritet të sjellë lojë të mirë dhe vazhdim të sfidës së aktualisht dy tenistëve më të mirë të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *