Kuvendi i rregullt i FTK-se 2018

24 nentor 2018

Sot u mbajt Kuvendi Vjetor i FTK-së, ku u miratuan:

– Auditori i jashtëm
– Raporti preliminar i punës 2018
– Raporti preliminar financiar 2018
– Plani i aktiviteteve dhe buxheti për 2019

Po ashtu u miratuan edhe ndryshimet në Statut, ku kryesoret ishin:

a) zvogëlimi i anëtarëve të Bordit Ekzekutiv nga 11 në 7 (hyn ne fuqi ne zgjedhjet 2020), dhe
b) diferencimi i te drejtave votuese te klubeve.

Në fund, Kuvendi plotësoi edhe pozitat boshe në Bordin e strukturës ekzistuese (11 anëtarësh). Në Bord u përzgjodhën Sevëm Gjinaj, Mërgime Mula, Blerim Koro dhe Arsim Haxhishabani.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *