Kooperimi ITF – FTK

ITF-i (Federata Nderkombetare e Tenisit) e aprovon projektin e FTK-se dhe dergon sasin konsiderueshme te paisjeve per realizimin e projektit “Tenisi ne shkolla te Kosoves”. Fjala eshte per: 400 reketa te tenisit 60 rrjeta te tenisit dhe 1200 topa te tenisit. Projekti i FTK-s (“Tenisi ne shkolla te Kosoves”), cilin po e sponzoron ITF-i, e ka qellimin e prezentimit te tenisit ne sa me shume shkolla fillore te Kosoves. Prezentimi i tenisit tek femijët e moshes 6-11 vjeçare. Ngritja e masovitetit dhe cilesise se tenisit ne pergjethesi. Perfshirja e tenisit ne programe sportive të shkollave. Rritje e senzibilizimit tek prinderit dhe brezat e rinj per rendesine e edukimit sportiv nepermjet tenisit dhe vlerave qe ai i bart me vete. Formimin e sportisteve te ardhshem qe do te ishin kampionet potencial pas 10 vjetesh. Sa me shume te perfshire ne tenis, aq me shume lojtare cilesore-ambasadore te ardhshem te shtetit te Kosoves. Krijimi i vetedijes per nevojen natyrore per te levizur, per te luajtur, per tu ndeshur me te tjeret dhe per tu afirmuar. Permiresimi i infrastruktures sportive dhe ndertimi i fushave te tenisit. Te gjitha shkollat do te perfitojne rrjeta te tenisit, nje numer te raketave dhe topa, per vazhdimin e aktivitetit ne perparimin e njohurive të tenisit. Numri I nxenesve qe perfshihen ne kete projekt do te jet reth 12.000 nxenes te klaseve te uleta nga klasa e pare deri te klasa e peste. Projekti do te zhvillohet ne 40 shkolla, ne 8 komuna. Ne ket projekt do te punojne 19 trainera te licencuar duke u bazuar ne programet e ITF-it. Kjo eshte bashkepunimi i pare konkret ndermjet institucionit me te madh boteror te tenisit dhe Federates e tenisit te Kosoves. FTK-ja nuk eshte akoma e pranuar ne ITF, por ka siguru hyrjen ne te gjitha programe zhvillimore te ITF-it, si secili shtet cili i ka drejtat e plota ne ket trup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *