FTK organizon sfidën “Play&Stay Home”

27 Prill 2020

FTK organizon sfidën “Play&Stay Home”

Federata e Tenisit e Kosovës për të bërë më të lehtë qëndrimin në shtëpi gjatë kësaj kohe të pandemisë ju fton të bëheni pjesë sfidës “Play&Stay Home”” e cila do të shpërblejë videot më të mira.

Gara është e hapur për të gjithë teniserët dhe e ndarë në dy kategori:

1.ROG dhe 2.Të Tjerët

Rregullat për të konkurruar për shpërblim për ROG:

Gara për grupmoshat ROG parasheh realizimin e 3 ushtrimeve te poshtëshenuara, duke u bazuar ne videot shembuj të realizuara nga Vesa(shih videot nr.1,2 dhe 3).Gara duhet të realizohet me topa sipas moshës përkatëse.

1. Ushtrim Kondicion (Kalimi i tri shisheve me një kembë i realizuar katër herë);

2. Ushtrim me Reket (Gjuatja e topit me të dy anët e reketit/60sek.);

3. Ushtrim free style (Ushtrimi duhet të fillojë me gjuajtjen e topit me reket dhe të përfundojë në kosh).

Rregullat për të konkurruar për shpërblim për të tjerët:

Gara për të rriturit parasheh realizimin e 4 ushtrimeve të poshtëshënuara, duhe u bazuar në videot shembuj të realizuara nga Vesa(shih videot nr.4,5,6 dhe7).Gara duhet te realizohet me topa profesional.

1. Ushtrim Kondicion (Lëvizja në shpinë,kalimi përfundi shkopit, bërja e 15 barkoreve dhe kthimi në pozitën fillestare)

2. Ushtrim me Reket (Federer Challenge/60sek.)

3. Ushtrim me Reket (Gjuatja e topit anash me kokë të reketit duke e rrotulluar, deri në momentin që topi bie në tokë).

4. Ushtrim free style (Realizimi i imazheve interesante me top,reket,dorë,këmbë etj)

Kushtet e përgjithshme:

-Afati për pergatitje mbetët i hapur 7 ditë nga data 27.04.2020 deri 03.05.2020.

-Videot duhet të publikohen në profilet tuaja në Facebook ose Instagram në “public”, nga data 04-06 maj, duke përdorur hashtagun #FTKChallenge, ndërsa linku i videove të publikuara duhet derguar edhe zyrtarisht në e-mail adresen federation@tenniskosova.com, tour@tenniskosova.com.

-Videot me te mira do të përzgjedhen nga Komisioni vlerësues dhe do të shpërblehen si në vijim:

🥇Për secilën video të përzgjedhur të kategorisë ROG vendi i parë shpërblehët me një REKET 🎾.

🥇Për secilën video të perzgjedhur të moshes së rritur vendi i parë shpërblehet me vlerë monetare nga 100 EUR.

Bëhu pjesë e sfidës 🎾👊💪.