U mbajt kuvendi i rregullt per punen 2019

25 Janar 2020
Federata e Tenisit e Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të punës për vitin 2019.
Në Kuvend murrën pjesë gjithsejtë 26 delegatë të klubeve të tenisit, ndërkaq prezent për të nderuar federatën ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani si dhe Drejtori i Departamentit të Sportit z. Iber Alaj.
Në Kuvend u miratuan:


1. Raporti i punës 2019;

2. Raporti financiar për vitin 2019;

3. Buxheti për vitin 2020.

Ndërkaq u diskutuan edhe çështje tjera të dala nga delegatët prezent.