Shqip English

Historia


Historia

Historia e tenisit në Kosovë i ka rrënjët pas Luftës së Parë Botërore. Atëbotë, Britanikët, të cilët e eksploatonin minierën e Trepçës, ndërtuan terrenin e parë të tenisit në Kosovë. Ky terren ekziston edhe sot si dëshmi e kohës, por është i mbuluar me baltë dhe me bar. Ndërsa, kosovarët për herë të parë filluan të luajnë tenis, në Prishtinë. Disa të rinj entuziastë e luanin tenis edhe pse nuk kishte terrene të të mirëfillta të tenisit, nuk kishte trajnerë, nuk kishte as paisje adekuate. Por ata kishin vullnetin e madh për të filluar me këtë sport i cilin Evropë dhe në Botë ishte popullarizuar shumë. Krejt ajo çka dinin për tenisin e kishin parë vetëm në televizion. Në kushte të tilla të vështira, me terrene të improvizuara të tenisit, interesimi për tenisin, si sport, për çudi, rritej vazhdimisht. Filluan të formohen klube të tenisit, si në Pejë, Prishtinë, Prizren etj.

Federata e Tenisit e Kosovës është formuar, në Pejë, në tetorin e vitit 1996. Sot në Kosovë kemi 7 trajnerë të licencuar ndërkombëtarisht në vitin 2002 nga PTR (Professional Tennis Registry) dhe 20 trajner te licencuar nga ITF. Federata e Tenisit e Kosovës ka edhe 13 arbitra te certifikuar.

Federata prej janrit 2016 eshte anëtare e Asosiacionit evropian të tenisit (ETA) dhe e atij botëror (ITF).

Si prioritet kemi ndërtimin e terreneve të reja të tenisit, si dhe licencimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe aftësimin e stafit menaxhues.