Shqip English

Zyrtari i lartë i ITF-së qëndroi në Kosovë


Zyrtari i lartë i ITF-së qëndroi në Kosovë

14 June 2010

Hrvoje Zmajic, zyrtari më i lartë për zhvillim i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) për Europë, qëndroi për një vizitë zyrtare në Kosovë ku u informua për situatën e përgjithëshme në tenisin kosovar si dhe me mundësitë e ndihmës që ITF-ja do të i jep Federatës së Tenisit të Kosovës për zhvillimin e tenisit e sidomos në punën me gjeneratat e reja dhe me shkollimin e trajnerëve.
Zmajic tha se “ardhja ime këtu është një hap i rëndësishëm për tenisin kosovar pasi që i hapën dyert e bashkëpunimit zyrtar në mes të ITF-së dhe Federatës së tenisit të Kosovës që besoj se do të i ndihmoj tenisit kosovar të zhvillohet. Unë këtu shoh një entuziazëm për punë si nga ana e udhëheqësve të FTK-së por edhe nga ana e tenistëve dhe besoj se ju duke investuar në terene të reja të tenisit dhe ne nga ITF-ja duke ju ndihmuar në shkollimin e trajnerëve dhe projekte konkrete për më të vegjëlit dhe të rinjët do të arrijmë të e ngrisim nivelin e tenisit në Kosovë në një nivel të lartë”.
Kryetari i FTK-së, Shkelzen Domi i dhuroi Zmajicit “Hyjneshën në Fron” si dhuratë kujtimi nga vizita e tij e parë në Kosovë.