Shqip English

Vizita zyrtare ne Wimbledon


29 June 2009

Nënkryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadergjonaj dhe anëtari i bordit të FTK-së, Naim Shehu qëndruan në Londër gjatë javës së parë të turneut më të famshëm të tenisit “Wimbledon”. Delegacioni i FTK-së pati takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Inernational Tennis Federation-ITF (Federatës Ndërkombtare të Tenisit) dhe të Tennis Europe-TE(Federatës Europiane të Tenisit). Në takimin që u mbajt në selinë e ITF-it në Londër delegacioni i FTK-së u prit nga z. Juan Margets, Nënkryetari Ekzekutiv i ITF-së. Takimi ishte i përzemërt dhe zgjati më shumë se një orë, nënkryetari Hadërgjonaj e informoi hollësisht njeriun e dytë të tenisit botëror për tenisin kosovar ku u dhanë shumë informata për historikun, të tashmen e tenisit të Kosovës dhe për planin 4 vjeqar të FTK-së. Poashtu delegacioni kosovar e informoi z. Margets edhe për sportin kosovar në përgjëthësi dhe për pranimin e 5 federatave sportive kosovare në ato europiane dhe botërore. Sigurisht se tema kryesore e takimit ishte antarësimi i Federatës së Tenisit të Kosovës në ITF ku delegacioni ynë duke prezentuar fakte edhe nga situata e re gjeo-politike në rajon me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, kërkoi nga z. Margets që antarësimi i Kosovës në ITF të jetë sa më i shpejtë. Z. Margets i siguroi delegacionit kosovar se çështja e pranimit të Kosovës në ITF tani më është dhe do të jetë temë e takimeve të zyrtarëve me të lartë të tenisit botëror dhe se duhet të shiqohen mundësit që antarësimi në ITF të bëhet në vitin 2010 pasi që së pari duhet të bëhet antarësimi i FTK-së në Federatën Europiane të Tenisit (Tennis Europe). Deri në vitin e ardhshëm do të shiqohen mundësit e bashkëpunimit dhe ndihmës së ITF-së ndaj FTK-së si dhe hapat e koordinuara për çështjen e antarësimit. Në takimin tjetër me rëndësi që u mbajt në ambientet ku po zhvillohet turneu i Wimbledonit, delegacioni i Kosovës u takua me z. Peter Bretherton, anëtarin e Bordit të Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) dhe Nënkryetarin e Federatës së Tenisit të Britanisë së Madhe si dhe me Carola Loffler, asistente e z. Olli Maenpaa Shefit Ekzekutiv të Tenis Europe dhe Koordinatore për Punë të Jashtme në Tennis Europe. Delegacioni kosovar i informoi hollësisht për të gjitha çështjet që lidhen me tenisin kosovar dhe sportin kosovar në përgjëthësi por edhe me situaten e re gjeo-politike ne Europë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Natyrisht që vëmëndje e veqantë iu shtrua çështjes së pranimit të FTK-së në Tennis Europe ku delegacioni kosovar me këmbëngulje kërkoi që ky pranim të ndodh në mbledhjen e ardhëshme vjetore të Tennis Europe që e ka mandatin për pranimin e anëtarëve të rinjë e që do të mbahet në Riga të Latvisë nw mars tw vitit 2010. Delegacioni i Tennis Europe tha që kjo organizatë tani më është në dijeni për rrjedhat e tenisit në Kosovë dhe se do të vazhdojnë diskutimet edhe në mbledhjet e ardhëshme të Bordit. Deri në mbledhjen e ardhshme vjetore të Tennis Europe duhet të vazhdohet me bashkëpunim të ndërsjelltë të. Delegacioni i Tennis Europe u interesua detajisht edhe për shumë çështje në organizimin e klubeve të tenisit në Kosovë dhe të Federatës së Tenisit.
FTK do të aplikoj zyrtarisht për antarësim në TE dhe ITF së shpejti.