Shqip English

U mbajt turneu i parë egzibicional i Mini tenisit


12 September 2010

Hyda Banjska është fitues i turneu të mini tenisit i cili për herë të parë është organizuar në Kosovë. Vet turne ka qenë promovues i tenisit, është cilësuar si ekzibicional dhe ka qenë i hapur ku ka pasur pjesëmarrëse nga mosha 7 deri në 77 vjeçar. Turneu është organizuar për nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë dhe është mbajtur nën moton “tenisi është lojë”. Në finale, Banjska tenist nga Gjermania që kishte ardhur enkas për të marrë pjesë në këtë turne, ishtë me i mirë se Jeton Hajdari.  Turneu u zhvillua të dielën në terrenet e KT Rilindja në Prishtinnë dhe në bashkëpunim me Federatën e tenisit të Kosovës.  Rregullat e mini tenisit ndryshojnë prej atyre në tenis dhe janë shumë argëtuese. Luhet në gjysëm fushën e tenisit, me topa më të lehtë, nuk ka goditje të forta dhe loja është e kufizuar me kohë dhe pikë.