Shqip English

TUNISIA 3:0 KOSOVO


TUNISIA 3:0  KOSOVO

17 April 2018

Nikoqiret nga Tunizia, e ranguar 10 vende më lartë se Kosova, mposhtën sot përfaqësuesen e tenisteve të Kosovës me rezultat 3:0.
Përvoja e tenisteve nga Tunizia, në veçanti e Ons Jabuer (e 140-ta në ranglistën individuale botërore), erdhi shumë në shprehje në ditën e dytë të Fed Cup.
Tuniziaset i fituan të dy meçet individuale duke bërë kështu që meçi i fundit (në çifte) të mos ketë rëndësi për rezultatin përfundimtar dhe i njëjti të luhet në atmosferë më të relaksuar.

Nesër, më 18 prill, tenistet nga Kosova kanë një tjetër përballje të vështirë kundër tenisteve nga Qipro.