Shqip English

Treneri kosovar i tenisit në hapje të shkollës së tenisit në Ulqin


16 June 2009

Jeton Hadergjonaj, trener i tenisit nga Prizreni që është trener i licensuar ndërkombtarisht mori pjesë gjate dy javëve të shkuara në hapje të shkollës së tenisit në Ulqin. Në iniciativë të banorëve vendas janë riaktivizuar 4 terene të tenisit në kompleksin e hoteleve “Bellvue’ në Plazhin e madh të Ulqinit. Poashtu u riformua Klubi i tenisit që ishte shuar qysh para 20 vitesh. Klubi tani udhëhiqet nga Nazif Cungu që ka mbledhur një ekip të mrekullueshëm për menaxhim sa më të mirë të klubit.
Ajo që ishte befasi e këndshme për të gjithë ishte regjistrimi i 110 fëmijëve nga Ulqini në shkollën e tenisit. Treneri kosovar së bashku me trenerin nga Podgorica, Miki Golubovic i dhanë orët e para të shkollës së tenisit e cila do të vazhdoj gjatë tërë verës. Ulqini qytet bregdetar në Mal të Zi që ka 21.000 banore ndër të cilët mbi 80 % janë shqiptarë na dha një mësim të mirë se si duhet të investohet, administrohet dhe te pasurohet jeta kulturo-sportive e qyteteve tona. Ndërsa numri i madh i fëmijëve vetëm se tregon se edhe fëmijët tanë janë të interesuar për të u inkuadruar në sport por i mungon infrastruktuara dhe organizimi në nivel komunal që do të i mundësonte atyre arritje të rezultateve kulminante në sport dhe largim nga rruga që i dërgon në degjenerim.
Jeton Hadërgjonaj, që është edhe nënkryetar i Federatës së Tenisit të Kosovës pati në Ulqin takim me Dimitrije Rasovic, kryetarin e Federatës së tenisit të Malit të Zi. Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit të të dyja federatave.