Shqip English

Tenisti i vitit 2009: Granit Bajraliu - K.T. Prishtine


26 January 2009

Me daten 20 Dhjetor 2009, ne Restoranin e NIC Hollding u mbajt mbleldhja solemne e FTK-s, ku se pari Kryetari i Federates Shkelzen Domi e beri nje raport te aktiviteteve te federates per vitin 2009. Kryetari Domi ne raport i potencoi edhe pikat cilat nuk jane arrit te behen ne vitin 2009. Ne fund te raportit u prezentu edhe plani dhe synimi i federates per vitin 2010. Pas raportit, Kryetari i ndau Certifikatat per trainera te “MINI TENISIT” per 6 kandidatet dhe i ndau 14 Certifikata per trainera te “NIVELIT I”. Kandidatet jane vlersu nga Kryetari i Instruktoreve te tenisit per Evropen Juglindore nga Federata Boterore e Tenisit, Goran Shevchenko. Pas shprendarjes te Certifikatave, Federata ndau edhe Mirenjohje per te gjithe ata qe dhane perkrahje dhe e ndihmuan zhvillimin e tenisit ne Kosove. Federata ndau Mirnjohje per: Departamentin e Sportit prane Ministris te Kulturës ,Rinisë dhe Sportit, NIC Hollding, TEB Banka, ENG Office, KOHAVISIONIN, RADIO TELEVIZIONIN E KOSOVES, TV Opinionin nga Prizreni, Etem Trade Company
Ne fund u bo edhe shpallja e “Tenisit te vitit 2009”: Tenisti i vitit 2009: Granit Bajraliu - K.T. Prishtine
Tenistja e vitit 2009: Jeta Haxhishabani - K.T. Sporek (Gjakove)
Juniori i vitit 2009: Durim Morina - K.T. Wimbledon (Prizren)
Shpresa e vitit 2009: Arbnor Kadriu - K.T. Trepca (Mitrovice)
Klubi i vitit 2009: K.T. Wimbledon (Prizren)